Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi mbylljen në orën 20:00, maturantët kthehen në klasa, universitetet dhe zonat e ku

31 Mars 2021, 12:42 Nga DOSJA
Komiteti Teknik i Ekspertëve lë në fuqi mbylljen në

TIRANË– Komiteti Teknik i Ekspertëve u mblodh mesditën e sotme ku lajmëroi se do tëvijojë të mbetet në fuqi mbyllja e Shqipërisë në orën 20:00, pa caktuar një afat. Nën moderimin e kryetares Mira Rakacolli, u bë me dije se do të vijojnë të mbeten në fuqi të njëjtat kufizime aktive, përveç zhvillimit të mësimit për maturantët. Rakacolli tha se nisur nga fakti që ata kanë provime për të dhënë, do të duhet të kthehen në klasa për tu përgatitur më mirë, por duke mbajtur maskat dhe duke ruajtur distancën sociale.

Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico tha se numrat kanë rënë në dy javët e fundit, si në infektime, në shtrimet në spitale dhe të intubuarve, por që sërish mbetet një situatë delikate. Fico tha se deri dje janë kryer 21 mijë e 536 vaksina dhe numri ka arritur në total në 100 mijë. Që prej fillimit të fushatës janë janë kryer në total 119 mijë e 321 vaksinime.

Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj tha se janë ulur vizitat mjekësore në banesa për rastet Covid dhe telefonatat në numrin e emergjencës. Sipas Bratajt, në 24 orë janë pak a shumë 1 mijë e 700 thirrje. Brataj shtoi se Tirana është qyteti me rrezikshmërinë më të lartë, i ndjekur nga Fieri, Vlora dhe qytete të tjera me radhë.

Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. 

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2227 viktima, 31 mijë e 879 të sëmurë aktive dhe 90 mijë e 617 të shëruar.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve 31 mars 2021 mblidhet komiteti teknik i eksperteve komiteti teknik i eksperteve 31 mars 2021 mblidhet komiteti teknik i eksperteve

Sondazh

Poll