Aktualitet

Favorizoi lirimin e Hekuran Billës, KLP shkarkon nga detyra prokurorin e Krujës, Bujar Memia

31 Mars 2021, 10:22 Nga DOSJA
Favorizoi lirimin e Hekuran Billës, KLP shkarkon nga detyra prokurorin e

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë pranoi sot kërkesën e Inspektorit të Lartë të Drejtësisë për shkarkimin nga detyra të prokurorit Bujar Memia.

Thuajse tre muaj nga kërkesa e Inspektoriatit të Lartë të Drejtësisë, i cili iu drejtua Këshillit të Lartë të Prokurorisë me një shkresë zyrtare me argumentin se Memia ka favorizuar lirimin e të dënuarit Hekuran Billa dhe kërkoi shkarkimin e tij, KLP-ja ka vendosur ta pranojë këtë kërkesë.

Me 10 vota pro dhe 1 kundër (Nurihan Seiti), sot u vulos shkarkimi i Memias.  Sipas njoftimit zyrtar të KLP-së, Memia ka kryer shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Njoftimi i plotë: Pas verifikimit të nisur me iniciativën e tij, Inspektori i Lartë i Drejtësisë kishte urdhëruar korrikun e kaluar fillimin e hetimit disiplinor për magjistratin B.M, me detyrë prokuror pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Krujë për shkelje të rënda profesionale, që diskreditojnë pozitën dhe figurën e prokurorit gjatë ushtrimit të detyrës.

Në kërkesën për procedim disiplinor para Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë Artur Metani kishte argumentuar, se në raport me faktet e provuara gjatë hetimit disiplinor ishte konstatuar mospërmbushje e pajustifikuar e funksioneve të magjistratit, gjatë dhe pas gjykimit, që çoi në lirimin para kohe me kusht të një të dënuari, si dhe mosrespektim i rëndë dhe i vazhduar i legjislacionit material dhe procedural penal. Ky është magjistrati i tretë, që shkarkohet nga detyra për shkelje të rënda disiplinore, lidhur me lirimet para kohe me kusht, një prioritet i shpallur nga Inspektori i Lartë i Drejtësisë, që në marrje të detyrës.

Në kërkesën e saj, ILD-ja shprehej se kishte shqyrtuar mbi 25 vendime ku prokurori ka qenë Bujar Memia dhe ka dalë në përfundimin se ai nuk ka ushtruar detyrën në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Memia ka qenë prokuror i çështjes së lirimit të Hekuran Billës, i vrarë në 11 qershor në Komunën e Parisit dhe kjo është një nga çështjet për të cilat ai akuzohet se ka favorizuar në lirimin e të dënuarit.

Në lidhje me këtë çështje është shkarkuar edhe gjyqtarja Enkelejda Hoxha, e cila vulosi lirimin e Billës dhe tashmë ndodhet pas hekurave.

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet bujar memia enkelejda hoxha hekuran billa shkarkohet bujar memia bujar memia enkelejda hoxha hekuran billa shkarkohet bujar memia

Sondazh

Poll