Aktualitet

Mori vaksinën kineze, Luftar Paja: Jam shkëlqyeshëm! I them skeptikëve, mos hezitoni se shëndeti nuk ka të majtë e të dj

31 Mars 2021, 12:37 Nga DOSJA
Mori vaksinën kineze, Luftar Paja: Jam shkëlqyeshëm! I them

TIRANË– Aktori i njohur, Luftar Paja ka treguar se ka marrë para tre ditësh dozën e parë të vaksinës kineze ‘Sinovac’. Për ‘Shqipëria Live’, ai ka treguar se nuk ka pasur asnjë efekt anësor, ndërsa thotë se ndihet shkëlqyeshëm.

Aktori u ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve që të mos hezitojnë të marrin vaksinën dhe të mos ndikohen nga propaganda e keqe. Ndër të tjera, ai tha se shëndeti nuk ka as të majtë dhe as të djathtë.

E kam bërë vaksinën në datën 28. Jam shkëlqyeshëm, jo mirë, por shkëlqyeshëm. Nuk kam pasur asnjë problem. Do të shkoj të bëj vaksinën në fillim, që të jem i sigurt dhe t’u them atyre që votojnë, shkoni bëni vaksinën. I them skeptikëve, mos hezitoni se shëndeti nuk ka të majtë e të djathtë, popullsia duhet të vaksinohet. Dua që gojët e liga të mos merren me propagandën e keqe për shëndetin. Shëndeti nuk do t’ia dijë je i majtë apo i djathtë”, u shpreh Paja.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet luftar paja nis vaksinimi masiv ne shqiperi luftar paja nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll