Aktualitet

Komiteti Teknik i Ekspertëve, lihet në fuqi mbyllja në orën 20:00, maturantët kthehen në shkolla

31 Mars 2021, 12:04 Nga DOSJA
Komiteti Teknik i Ekspertëve, lihet në fuqi mbyllja në orën

TIRANË– Komiteti teknik i ekspertëve të shëndetësisë ka zhvilluar një mbledhje këtë të mërkurë në lidhje me masat anti-Covid. Komiteti la në fuqi të njëjtat masa për mbylljen e vendit, por maturantët i lejoi të shkonin në shkolla. Në mënyrë që të përgatiten sa më mirë për provimet që do të duhet të japin në përfundim të vitit shkollor, maturantët janë lejuar që të kthehen në shkolla.

Deri më tani në vendin tonë janë shënuar 2227 viktima, 31 mijë e 879 të sëmurë aktive dhe 90 mijë e 617 të shëruar. Ndërsa numri i të vaksinuarve, sipas ministres Ogerta Manastirliu ka shkuar në 119 mijë e 123 në total.


Masat që mbeten në fuqi:

Vendi do të mbyllet gjatë fashës orarë 20:00-06:00. 

Qytetarët nuk lejohet që të levizin gjatë kësaj fashe orare.

Përjashtim bëjnë rastet e emergjencave shëndetësore dhe për arsye pune. Në rastin e fundit duhet të keni lejen e posaçme.

 Gjatë kësaj faze orare nuk lejohet aktiviteti i bareve, restoranteve, klubeve, nga ora 20:00 e mbrëmjes – 06:00 të mëngjesit. Përjashtim bëjnë shërbimet delivery.

Shkollat e mesme në zonat e riskut të lartë vijojnë online përveç maturantëve.

Universitetet do të vijojnë me mësimin online.

Fluturimet me Britaninë e Madhe mbeten të pezulluara.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi komiteti teknik i eksperteve koronavirusi ne shqiperi

Sondazh

Poll