Aktualitet

Infeksionisti Pilaca: Imuniteti ndaj COVID 19 arrihet 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë

31 Mars 2021, 09:08 Nga DOSJA
Infeksionisti Pilaca: Imuniteti ndaj COVID 19 arrihet 2-3 javë pas marrjes

TIRANË– Mjeku infeksionis, Arben Pilaca, ka treguar se imuniteti nga vaksinat anti-COVID mendohet të arrihet nga 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë.

Në një intervistë për Euronews Albania, mjeku Picala e cilësoi procesin e vaksinimit me çfarëdolloj vaksine si shumë të rëndësishëm dhe të vetmen mënyrë për të shkëputur zinxhirin e infektimeve.

Ai u shpreh se asnjë vaksinë nuk është e sigurt 100%, ndaj mbrojtja duhet të vazhdojë nga secili individ.

Deri tani studimet kanë treguar se pas marrjes së dozës së dytë të vaksinës, duhen porritur 2-3 javë të tjera për të parë nëse trupi ka prodhuar antitrupa në mënyrë që të arrihet imuniteti.

Vaksinat kanë tre elemente: e para teknologjia e prodhimit dhe kushtet e ruajtjes, e dyta sigurua e saj, efektet anësore sa më pak të mundshme dhe e treta efektshmëria. Asnjë vaksinë nuk është e sigurt 100 për qind ndaj mbrojtja duhet të vazhdojë edhe pas vaksinimit”, tha mjeku.

Në vendin tonë ka  nisur vaksinimi masiv, ku ditën e djeshme u vaksinuan 21,536 persona, ndërsa deri më tani kanë marrë dozën e parë të vaksinës kineze mbi 50 mijë të moshuar mbi moshën 70-vjeç.

(kle.mu./dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arben pilaca imuniteti pas vaksinimit arben pilaca imuniteti pas vaksinimit

Sondazh

Poll