Rama shkon në Vaun e Dejës, i moshuari mallkon: Ai që nuk voton për ty, mos i bëftë hajër vaksina!
31 Mars 2021, 09:37Nga DOSJA
VAU I DEJËS- Kryeministri Edi Rama mbërriti sot në Vaun e Dejës, aty ku po zhvillohet vaksinimi i të moshuarve. Rama shkoi në qendrat shëndetësore aty ku po marrin dozëne parë të vaksinës të moshuarit mbi 70 vjeç.
“Përshëndetje, uluni, uluni mos luni se ju e keni kryer,”- tha Rama sapo hyri dhe mori falenderime nga të moshuarit.
Një prej tyre madje ‘mallkoi’ edhe personat që nuk votojnë Partinë Socialiste.
“Ai që nuk voton për ty, mos i bëftë hajër vaksina,”- tha i moshuari, ndërsa vetë Rama shtoi se kjo gjë nuk ka lidhje me votën.
“Jo, jo, nuk ka lidhje vaksina me votën,”- tha Rama dhe më pas u largua nga aty.
Sot vijon dita e katërt e vaksinimit masiv në Shqipëri. Në total, sipas ministres Ogerta Manastirliu deri më tani janë vaksinuar 119 mijë e 123 qytetarë, ndërkohë që shumë të tjerë presin në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze.
(f.m/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Mjeku infeksionis, Arben Pilaca, ka treguar se imuniteti nga vaksinat anti-COVID mendohet të arrihet nga 2-3 javë pas marrjes së dozës së dytë.Në n...
TIRANË– Mbrëmjen e djeshme në emisionit “Real Stroy” u diskutua në lidhje me pasaportat COVID, të cilën disa shtete evropiane janë duke e aplikuar.Ek...
TIRANË-Ambasada e SHBA-së në vendin tonë ka nxjerrë foto të dy anijeve shqiptare dhe një amerikane të patrullimit duke shkruar se procedurat dhe manovrat j...
TIRANË– Detaje të reja kanë dalë në dritë nga hetimet për zjarrin në magazinën te Casa Italia. Mësohet se në hetim është përfshirë inxhineri elektrik i pav...
TIRANË– Prokurorët Kreshnik Ajazi dhe Ritvan Sukaj, të cilët kanë hetuar të fortin e Elbasanit, që u vu në pranga dy ditë më parë, Ardian Çapja, jan...
FRANCË– Një grup kriminal i trafikimit të drogës dhe qenieve njerëzore i cili vepronte në Nicë të Francës, është shkatërruar nga policia. Në pranga kanë rë...
Nepotizmi dhe influenca në drejtësi kanë shoqëruar për më shumë se 30 vjet shoqërinë shqiptare. Të gjendur në këto kushte qytetarët kanë humbur besimin te drejt...
TIRANË – Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka vendosur që të shkarkojë nga detyra prokurorin e Tiranës , Genc Qana.Vendimi u dha ditën e sotme nga trupa e...