Politike

Po i përdor vaksinat për fushatë? Rama: Ç’më duhet mua çfarë pretendon opozita, kemi ambicje të lehtësojmë sezonin t

31 Mars 2021, 10:37 Nga DOSJA
Po i përdor vaksinat për fushatë? Rama: Ç’më

SHKODËR– Kryeministri Edi Rama ishte i pranishëm ditën e sotme në Shkodër, aty ku ndoqi nga afër procesin e vaksinimit. Pas daljes nga qendra, Rama dha një deklaratë për gazetarët e pranishëm. I pyetur nëse po e përdor procesin e vaksinimit për fushatë, ashtu siç pretendon  opozita, Rama u përgjigj: Ç’më duhet mua çfarë pretendon opozita”.

Më tej në fjalën e tij para mediave, kreu i qeverisë u shpreh se procesi i vaksinimit masiv do të vazhdojë pa u ndalur.


“Jemi të nderuar që po i shërbejmë në kohë reale gjyshërve dhe gjysheve pa asnjë dallim duke i kthyer buzëqeshjen dhe duke i dhënë mundësinë të lëvizin lirshëm për disa kohë. Ndërkohë do të vazhdojmë intesivisht pa u ndaluar për të arritur objektivin  e gjysmë milionë të vaksinuara brenda muajit maj që besoj se mund ta kalojmë me ritmet që po ecim. Sot mund të them që ne do t’ia dalim më shpejt dhe më mirë sesa shumë të tjerë në këtë kontinent. Kjo është një arsye për të qenë krenarë. Nuk ishte aspak e lehtë, ndërkohë që sic e shihni një pjesë e mirë e vendeve të rajonit nuk po çajnë dot dhe janë me dozat simbolike dhe nuk futen dot në vaksinimin masiv. Ne jemi futur në vaksinimin masiv dhe nuk do të ndalemi. Ambicia e madhe për ta lehtësuar sezonin turistik tani nuk është më një dëshirë e madhe, por është edhe një objektivë e arritshme”, tha ndër të tjera Rama.

Sot vijon dita e katërt e vaksinimit masiv në Shqipëri. Në totl, sipas ministers Ogerta Manastirliu deri më tani janë vaksinuar 119 mijë e 123 qytetarë, ndërkohë që shumë të tjerë presin në radhë për të marrë dozën e parë të vaksinës kineze.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll