Fotoja e tij në çdo cep të qytetit! Bledi Çuçi mbush Gjirokastrën me banderola: Votoni numrin 3
31 Mars 2021, 09:36Nga DOSJA
GJIROKASTËR– Bledi Çuçi, i cili hoqi dorë nga posti i Ministrit të Brendshëm deri në 30 prill ka vijuar fushatën elektorale në qytetin e Gjirokastrës. Ai ka mbushur me banderola qytetin, në të cilat shkruhen: Bledi Çuçi, voto 3. Kjo fushatë duket se është mirëmenduar nga stafi i Çuçit pasi banderolat janë vendosur në muret e Kalasë së qytetit dhe të institucioneve të ndryshme.
Madje në një nga fotot shihen se një fugon i madh i lyer në ngjyrën e Partisë Socialiste i cili lëviz nëpër qytet, ka të shkruar emrin e Çuçit.
Postin e ministrit të Brendshëm deri në datën 30 prill do ta marrë Besfort Lamallari. Urdhëri i lëshuar nga vetë Çuçi ka lidhje me fushatën zgjedhore, pasi ai kandidon për deputet në Qarkun e Gjirokastrës dhe ngarkesa në fushatë duket se e pengon që të ushtrojë paralelisht edhe detyrat e Ministrit të Brendshëm.
(a.b)/dosja.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu ka denoncuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, në një postim në faq...
TIRANË– Kryeministri Edi Rama vijon me videot e tij te berberi. Këtë radhë ai ka ndarë një video në Instagram, aty ku i duket vetëm pjesa e kokës ndërsa ka...
TIRANË– Komisioni Qendror i Zgjedhjeve u ka dërguar një shkresë partive politike për demonstrimin dhe testimin e pajisjeve për votimin elektronik. Në shkre...
ELBASAN– Drejtuesi Politik i PD për Elbasanin, Gazment Bardhi, u takua me pronarët e hoteleve dhe shërbimeve në zonën e Llixhave në Elbasan, ku dëgjoi shq...
LEZHË– Kandidatja për deputete e Partisë Demokratike, Lindita Metaliaj ishte e pranishme ditën e sotme në familjen Gazulli në Lezhë. Metaliaj ka bërë të di...
TIRANË– Futbollisti i njohur shqiptar, Andi Lila ka marrë një post të rëndësishëm në Partinë Demokratike. Lila është emëruar koordinator kombëtar i partisë...
TIRANË– Aktorja Tinka Kurti është bërë pjesë e spotit të kryeministrit Edi Rama. Pas zërit të Robert Ndrenikës, këtë herë është Kurti, ajo që shprehet se E...