Politike

Qytetarët e presin me thirrjet ‘Rama ik’/ Basha hipën sipër makinës: Kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat

31 Mars 2021, 09:55 Nga DOSJA
Qytetarët e presin me thirrjet ‘Rama ik’/ Basha hipën

KORÇË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është pritur nga qindra qytetarë ditën e sotme në Korçë. Me dy gishta lart dhe me flamuj të PD-së, qytetarët me thirrjet ‘Rama ik’ u përshëndetën me Bashën.

Kryedemokrati u ngjit sipër një makine aty ku falenderoi të gjithë të pranishmit. Basha u shpreh se ndryshimi do të vijë pasi Korça po e pret prej shumë kohësh.


‘Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korcarëve, në hyrje të Pogradecit, në hyrje të Korcës. Anë e mbanë, ndryshimi që po vjen. E di që jeni ndrydhur, edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor, që Korca e priste prej kohësh, që do tju sjellë dinjitetin. Ju falenderoj nga zemra. Ju po e prisni ndryshimin, ju po e prini ndryshimin. Shqipëria fiton.’- tha Basha.

“Mirësevjen kryeministri ynë”, Korça pret Bashën! Kryedemokrati shpërndan lule grave, ndez qiri në ‘Lëndinën e Lotëve’, takohet me të rinjtë e qytetit

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne korce lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne korce lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll