Politike

U shfaq e demoralizuar para Bashës, flet 25-vjeçarja nga Fieri: Më ka bërë papunësia kështu, të gjithë të ngrihemi e t

31 Mars 2021, 09:54 Nga DOSJA
U shfaq e demoralizuar para Bashës, flet 25-vjeçarja nga Fieri:

FIER– Kamela Troka, 25-vjeçarja e cila u shfaq mjaft e demoralizuar nga Fieri përballë kryedemokratit Lulzim Basha.

Në një prononcim për FaxNews, Troka tha se ky demoralizim i vjen nga papunësia prej tetë vitesh nën drejtimin e qeverisë së kryeministrit Edi Rama. Troka tha se në këtë mënyrë dëshiron që të reagojnë të gjithë të rinjtë dhe të kërkojnë të ardhmen e tyre në Shqipëri.

Ashtu si unë edhe të rinjtë janë të revoltuar, e di. Por këtë zë të brendshëm nuk duhet ta mbajmë për vetë por ta shfrytëzojmë. Unë Bashën e shikoj si një shpresë dhe një frymë për rininë dshqiptare, e cila duhet të kërkojë të ardhmen në Shqipërinë tonë të bukur. Jam zhgënjyer në tetë vitet e qeverisë Rama. Rama justifikohet se nuk e la virusi të punojë. Ku janë vendet e punës në këto tetë vite. Të qenurit pa punë më ka shtyrë që të reagoj. Dua që të rinjtë të ngrihen dhe të kërkojnë të drejtën e tyre,”– tha Troka.

Troka tha një ditë më parë përpara Bashës se ishte e demoralizuar me këtë qeveri. Ajo kërkoi ndryshim dhe tha se këtë gjë e shikon tek Basha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike basha ne fier kamela troka lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 basha ne fier kamela troka lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll