Politike

Ndezi qiri tek ‘Lëndina e lotëve’, Basha: Po të kishin gojë ato gurë do të tregonin për vuajtjet e panumërta të kor

31 Mars 2021, 10:18 Nga DOSJA
Ndezi qiri tek ‘Lëndina e lotëve’, Basha: Po të

KORÇË– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli pasi ndezi qiri në “Lëndinë e lotëve”.

I pranishëm në Korçë, ku u prit nga të rinjtë me këngë e poezi, Basha tha se po të kishin gojë ato gurë do të flisnin për vuajtjet e korçarëve. Basha tha se shqiptarët nuk po presin ndryshimin, por i prinë këtij ndryshimi.


“Zonja dhe zotërinj korçare dhe korçarë, vëllezër dhe motra, të rinj dhe të reja. Ndonëse po lëmë pas 8 vite të mbushura me vuajtje, kurrë nuk kam gjetur kaq shumë gëzim në zemrat e korçarëve, në hyrje të Pogradecit tek fytyrat e rinisë që kishte dalë të më presë në hyrje të Korçës, tek njerëzit që ecnin nëpër rrugë, tek qytetarët në urban, me autobus, anembanë e ndjej shpresën tuaj, ndryshimin që po vjen. E di që e keni ndrydhur brenda zemrës dëshirën për ditën që po afron dhe njësoj si dielli nuk do të mbahet më edhe ju nuk e përmbani dot më dëshirën për ndryshim. Për një ndryshim rrënjësor që Korça dhe korçarët e presin prej kohësh, një ndryshim që do t’ju rikthej dinjitetin ju simbole të qytetarisë e të krenarisë tonë kombëtare. Ndaj ju falënderoj nga zemra! Ju nuk po e prisni ndryshimin, ju po i prini ndryshimit dhe kudo ku i prihet ndryshimit. Shqipëria ndryshon, Shqipëria fiton! Zemrën e kam të mbushur plot me gëzim kur shoh buzëqeshjen dhe shikimin tuaj të drejtur tek ndryshimi që do të vijë më 25 orill. Pak ditë na ndajnë. Tashmë juanthem me gojën plot se ndryshimi ka ardhur. Është në mendjen tuaj, në sytë tuaj, në zemrën tuaj. Para se të vija këtu u ndala tek lëndina e lotëve, në atë pjesë që ishte vendi ku ndaheshin me bashkëshortet e nënave të tyre. Po të kishte gojë ai vend e ato gurë do të tregonin për vuajtjet e panumërta të korçarëve teksa braktisnin vendin e tyre.” –tha Basha.

LAJM KRYESOR:“Mirësevjen kryeministri ynë”, Korça pret Bashën! Kryedemokrati shpërndan lule grave, ndez qiri në ‘Lëndinën e Lotëve’, takohet me të rinjtë e qytetit

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll