Politike

Mitingu i Bashës në Korçë/ Rama: Lus Zotin që njerëzit të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit. PD: Shq

31 Mars 2021, 10:32 Nga DOSJA
Mitingu i Bashës në Korçë/ Rama: Lus Zotin që

TIRANË– Kryeministri Edi Rama ka komentuar ditën e sotme mitingun e kryedemokratit Lulzim Basha në Korçë. Ai ka ndarë foton nga procesi i vaksinimit në Tiranë dhe një tjetër nga mitingu në Korçë.

Rama shkruan se kjo është një këmbëngulje prej shejtanbudallai pasi Basha po rrezikon jetën e qytetarëve. Fushatën e PD-së, Rama e quan mizerabël pasi nuk ka përgjegjësi dhe as njerzëllëk. Ndërkohë, kreu i qeverisë shkruan se do ti lutet zotit që pas dy javësh të mos ketë persona të shtruar në spital për shkak të mullaqeve të Bashës apo Berishës.

POSTIMI:

“Të gabosh është njerëzore, të këmbëngulësh në gabim është djallëzore”, thoshin latinët.
Kjo këmbëngulje prej shejtanbudallai në fajin e kërcënimit të shëndetit të njerëzve për interesin mizerabël të një fushate edhe më mizerabël, me makina, bori, zhurmë e turmë, duke bërë përshesh në çdo shesh, është një djallëzi prej njerëzish pa vizion, pa karakter, pa përgjegjësi e as fije njerzillëku*Sot në Tiranë, ku vazhdon vaksinimi masiv e në Korçë, ku u krye një tjetër faj i shëmtuar infektimi masiv(Lus Zotin që për dy a tre javë që i duhen virusit të kapë rrugët e frymëmarrjes, këta njerëz të verbër e të keqpërdorur, të mos përfundojnë spitaleve për mullaqet e Lulëzimit e për mustaqet e Saliut)

Pas kësaj deklarate ka ardhur dhe reagimi i Partisë Demokratike. Me anë të një deklarate, ata shkruajnë se Rama është i kapur mat në panikun e humbjes e se shqetësohet çdo ditë për mikpritjen që shqiptarët po i bëjnë Bashës. PD shkruan se Rama nuk do mundet që ta ndalojë rrugën drejt fitores së tyre, e se me 25 prill ai do të humbë dhe Shqipëria do të fitojë.

Edhe dje, kryeministri bëri të njëjtën gjë. Rama publikon foto nga pritjet që i bëhen kryedemokratit Lulzim Basha në qytete të ndryshme dhe e klasifikon atë si pjesë të një bote që nuk do t’ia dijë për virusin por kërkon që të bëjë përshesh me të. Nga ana tjetër, Partia Demokratike i komenton këto postime të Ramës, si frikë nga fitorja e tyre.

(A.B)/Dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll