Politike

Bregu denoncon Veliajn: Vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, përdor faqen e Bashkisë Tiranë në funksion të propagandës partia

31 Mars 2021, 09:21 Nga DOSJA
Bregu denoncon Veliajn: Vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, përdor

TIRANË– Koordinatori politik i Lëvizjes Socialiste për Integrim për Vorën, Vojo Bregu ka denoncuar sërish kryebashkiakun Erion Veliaj, në një postim në faqen e tij në Facebook, Bregu shkruan se Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor pasi ka vënë vënë ëebsite-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake.

Krah statusit, Bregu ka publikuar edhe pikën e Kodit Zgjedhor që nuk të lejon të përdorësh burimet publike në shërbim të subjekteve zgjedhore.

“Erion Veliaj vijon të shkelë Kodin Zgjedhor, duke vënë ëebsite-n zyrtar të Bashkisë Tiranë, si aset i një organi publik, në funksion të propagandës partiake. Veliaj ka treguar në vazhdimësi se është një shkelës i rregullt i këtij kodi në kohë fushate, siç ështe vërtetuar nga gjobat e KQZ-së, pas denoncimeve të Levizjes Socialiste për Integrim, por edhe nga raportet e instituteve të pavarura siç është Akademia e Studimeve Politike në kuadër të projektit SETA. I bëj thirrje Erion Veliajt të ndalojë abuzimin me asetet publike dhe organeve përkatëse të marrin masa kundër këtij shkelësi të përsëritur. p.s. dhe të mos dalë natën se tironsit thonë “Nota osht e huja”,”- shkruan Bregu.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike erion veliaj vojo bregu erion veliaj vojo bregu

Sondazh

Poll