Aktualitet

Dita e katërt e vaksinimit masiv, Manastirliu: Në prill vijnë rreth 20 mijë doza nga Pfizer. Rama: Pas të moshuarve, injekt

31 Mars 2021, 06:57 Nga DOSJA
Dita e katërt e vaksinimit masiv, Manastirliu: Në prill vijnë

SHQIPËRI– Sot është dita e katërt e vaksinimit masiv të të moshuarve mbi 70-vjeç në vend. Ministrja Ogerta Manastirliu ka qënë prezente në tendat ku po kryhet aktualisht vaksinimi. Ndërkohë, të moshuarit presin në radhë, të ulur në karrige për të marrë dozën e parë të vaksinës.

‘Më mirë do jemi, më të mbrojtur. Mos ta neglizhojmë, maskat dhe distancat‘- i drejtohet Manastirliu të moshuarve. ‘Ne erdhëm dje, po sot qeka një organizim perfekt‘- tha një nga të moshuarat.

Ministrja bëri të ditur se në muajin prill do të vijnë dhe rreth 20 mijë vaksina nga Pfizer.

‘Në orët e drekës kur fillojnë të grumbullohet duhet të ketë dy grupe, që të mos krijohen grumbullime.’- tha ministrja. ‘Ndërkohë jemi në pritje të furnizimit me vaksina, presim kontratat me Pfizer, në muajin prill do të kemi rreth 20 mijë doza, në javën e parë presim 7 mijë dozat e para. Sipas kalendarit presim dhe doza të tjera të blera nga kompania turke, do të vijojmë me intensifikimin e procesit të vaksinimit. Puna nuk po ndalet, fakti që për tre ditë kemi kryer mbi 50 mijë vaksinime, jemi të përgatitur të rrisim numrin e vaksinimeve. Duhet të vijojmë në qendrat e përqëndruara,”- tha më tej Manastirliu.

Vetë kryeministri Rama ka shkuar në Vaun e Dejës dhe në Shkodër, ku dhe tha se pasi të mbarojë vaksinimi i të moshuarve, do të nisë menjëherë injektimi i punonjësve të fabrikave dhe fasonerive. I pyetur për pajisjet e syve dhe të veshëve në qytetin e Shkodrës, Rama i tha se për momentin duhet të mjaftohet me vaksinën, të tjerat më vonë. 

Deri më tani sipas ministres Ogerta Manastirliu janë vaksinuar 119 mijë e 123 qytetarë, ku është finalizuar imunizimi i bluzave të bardha, dhe po vazhdon vaksinimi i të moshuarve, mësuesve dhe pedagogëve. Shqipëria po merr aktualisht sasi të vogla vaksine nga Pfizer, me të cilin marrëveshja është për 500 mijë doza.

Në vendin tonë ka mbërritur edhe ngarkesa nga AstraZeneca, ndërsa ditë më parë u morën edhe 10 mijë doza të vaksinës ruse Sputnik V. Në Shqipëri kanë mbërritur 192 mijë doza të tjera vaksina kineze nga Turqia, nga ku kryeministri Edi Rama deklaroi se ka siguruar 1.2 milionë doza. Pas një telefonate me Ursula Von Der Leyen, kryeministri Rama tha se shumë shpejt pritet që në rajon të vijnë 651 mijë doza të Pfizer, por ende nuk dihet sa prej tyre merr Shqipëria.

(a.b;f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu edi rama nis vaksinimi masiv ne shqiperi ogerta manastirliu

Sondazh

Poll