Aktualitet

Nuk ua hapnin derën as policëve! Anila Hoxha tregon si ruheshin Nezir e Gentjan Beqiri: Etjen Cani u afrua si i besuar, Bardhi

31 Mars 2021, 06:24 Nga DOSJA
Nuk ua hapnin derën as policëve! Anila Hoxha tregon si ruheshin Nezir

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha është kthyer shumë vite pas dhe ka folur në lidhje me vrasjen e dyfishtë, të babë e bir Nezir e Gentjan Beqiri.

E ftuar në “Open”, Hoxha tha se në pragun e familjes Beqiri nuk afrohej njeri dhe se Gentjani ruhej pasi akuzohej për vrasjen e Sokol Çapjas. Madje nuk ua hapnin derën as policisë.

Si mik i tyre, Anila Hoxha shtoi se ishte Etjen Cani, ai që mori përsipër tu afrohej si njeri i besujar. Ndërsa Ervis Bardhi bashkë me Olsi Lekajn u paguan 50 mijë euro nga Ardian Çpja.

“Prokuroria e Elbasanit ishte brenda tik takut hetimor, duhej të pyetej Olsi Leka dhe të kryhej një ballafaqim i tyre. Duheshin të pyeteshin nëna e Beqirit e dy policët. Bazuar tek përgjimet, në një moment dy nga policët thonë se atyre ua hapën derën e neve nuk na e hapën derën. Gentian Beqiri ruhej se kishte frikën e Çapjave se ai akuzohej për vrasjen e Sokol Capjas, prandaj ishte në arrest shtëpie. Nuk e kalonte kushdo pragun e shtëpisë së tyre, madje as policët. Etjen Cani, si i besuar i tyre, ai merr rolin e ndërmjetësit dhe ai garanton që të afrohej shoqëria me viktimën. Ai nuk e hapte derën, më tej Ervis Bardhi afrohet me Gentjan Beqirin dhe siguron një kartë për të kaluar.

Së bashku me Olsi Lekën. Ndërsa Olsi Leka zbulon që në atë moment nëna e viktimës po zbriste, i thotë që duhet të ikin. Ervisi godet fillimisht viktimën dhe në mënyrën se si e përshkruan është e njëjtë me pozicionin se si u gjet viktima. Dëshminë e mënyrës se si është qëlluar viktima prokurorët e quajnë si provën më të rëndësishme. Prandaj e kthen dosjen pas për ta përcaktuar si vrasje me pagesë apo vrasje në bashkëpunim për arsye të tjera. Për vrasjen e dyfishtë në banesë gjithçka nisi pas gjetjes së gjurmës së gishtit në automjetin e djegur, pas vrasjes së dyfishtë në  banesë. Pas riekspertimit mësohet se i përkiste Ervis Bardhit, i cili tani ka statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë, duke shkuar para drejtësisë duke treguar edhe emrat. Ai fillon e flet për Çapjat e në dëshminë tij ai thotë se ishte paguar nga Ardian Çapja së bashku me Olsi Lekën në shumën 50 mijë euro,”– tha Hoxha.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha ardian capja ervis bardhi etjen cani gentian zeqiri nezir beqiri olsi leka anila hoxha ardian capja ervis bardhi etjen cani gentian zeqiri nezir beqiri olsi leka

Sondazh

Poll