Aktualitet

Aksidentoi për vdekje 27-vjeçarin, arrestohet i riu në Tiranë, bashkë me të dhe tre të tjerë

31 Mars 2021, 05:42 Nga DOSJA
Aksidentoi për vdekje 27-vjeçarin, arrestohet i riu në

TIRANË– Një 32-vjeçar është vënë në pranga pasi akuzohet se aka aksidentuar të riun për vdekje, ngjarje e ndodhur një ditë më parë.

Në njoftimin e policisë bëhet me dije se janë vënë në pranga edhe dy persona të tjerë. Bëhet fjalë për një 45-vjeçar me inicialet A.B., pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, u gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotikë kokainë. Ndërsa personi me inicialet J. M., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

Njoftimi i policisë Tiranë. Arrestohen në flagrancë 3 shtetas, për vepra të ndryshme penale. Nga specialistët për Hetimin e Narkotikëve u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit A. B., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje. Specialistët e Qarkullimit Rrugor bënë arrestimin në flagrancë të shtetasve : J. M., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. •Më datë 30.03.2021, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet

Sondazh

Poll