Aktualitet

Goditi policin dhe trafikim lëndësh narkotike! Arrestohen dy persona në Tiranë, shpallet në kërkim një tjetër

31 Mars 2021, 06:44 Nga DOSJA
Goditi policin dhe trafikim lëndësh narkotike! Arrestohen dy persona

TIRANË– Policia e Tiranës njofton se ka arrestuar dy shtetas dhe ka shpallur në kërkim një tjetër.

Sipas njoftimit të policisë, ka rënë në pranga shtetasi A.B, 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, iu gjet dhe sekuestrua një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje. Policia bën me dije se gjithashtu ka shpallur në kërkim shtetasin Sh.M 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”.

NJOFTIMI:

-A. B., 45 vjeç, pasi nga kontrolli fizik dhe i mjetit me të cilin ky shtetas qarkullonte, sherbimet e Policisë të Komisariatit Nr.2 gjetën dhe sekuestruan një sasi me lëndë narkotikë kokainë, një pjesë e së cilës ishte e ndarë në doza, gati për shitje.

-J. M., 25 vjeç, pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur ;

-P. P., 32 vjeç, pasi ditën e djeshme duke drejtuar mjetin u përfshi në një aksident me një mjet motorr me drejtues E. Ç., 27 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra, ndërroi jetë në spital. Gjithashtu policia njofton se po punon për kapjen e shtetasit Sh. M., 32 vjeç, për veprat penale “Kundërshtim i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Goditje për shkak të detyrës”. Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për veprime të mëtejshme.

(a.b)/dosja.al

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestim ne tirane arrestim ne tirane

Sondazh

Poll