Zjarri në magazinën ku vdiq Arjan Sala! Mbyllen hetimet, dosja referohet për shkatërrim prone nga pakujdesia
30 Mars 2021, 21:23Nga DOSJA
Kur kanë kaluar 6 ditë nga zjarri që përfshiu magazinën e një qendre tregtare pranë mbi kalimit të Kamzës, ende nuk ka një konkluzion që përcakton shkaktarin e rënies së zjarrit. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se janë duke u pritur përgjigje të disa ekspertizave që janë mbledhur si prova në vendin e ngjarjes. Gjithashtu nga informacionet e siguruara hetuesit kanë të dhëna se magazina ka qenë e përshtatur pasi më herët ka shërbyer si parking për qendrën tregtare. Një nga përgjigjet që presin hetuesit nga ekspertët është përcaktimi nëse kanë qenë funksionale pajisjet anti-zjarr.
Dosja është referuar për veprën penale të shkatërrimit të pronës nga pakujdesia. Personat e parë që kanë konstatuar zjarrin kanë qenë dy punonjës të qendrës tregtare që po shkarkonin dhe po sistemonin mallin në magazinën, që u përfshi nga flakët. Ata kanë treguar se, fillimisht kanë parë tym që dilte nga dritaret nën tokësore dhe më pas kanë tentuar të fikin zjarrin me bombola me shkumë.
Për shkak të sasisë së madhe të tymit dhe flakëve nuk e kanë menaxhuar dot situatën dhe janë larguar. Referuar dëshmisë së tyre në këtë moment ata kanë vënë re një person i cili ka hyrë me shpejtësi në ambientet e brendshme të magazinës me një bombol zjarrfikëse në dorë. Ky person që shfaqet dhe në këtë kamer, është i ndjeri Arjan Sala, i cili nuk ka mundur dot të dalë.
Marrë nga abcnews.al
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Kompania Netflix ka kthyer sytë nga Shqipëria për prodhimin e serialeve në lidhje me drogën. Gazetari Artan Hoxha tregoi se një serial do të ...
TIRANË– Gazetarja Klodiana Lala ka treguar detaje lidhur me takimin që ajo ka pasur me Ardian Çapjan. I ftuar në emisionin “Opinion”, Lala ka tregua...
Zv. ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, tha në emisionin “Real Story”, në “News 24”, periudhën kur vendi mund t’i rikthehet normaliteti. Sipas zv.ministre...
TIRANË– Gazetari investigativ, Artan Hoxha ka treguar detaje lidhur me incidentin e ndodhur në zonën e tregut Agro-Ushqimor në Elbasan. Në emisionin ...
Në emisionin ‘’Real Story’’ të Sokol Ballës në News24 është diskutuar çështja e vaksinës kineze Sinovac me të cilën ka filluar vaksinimi masiv në Shqipër...
TIRANË -Kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, tha në emisionin “Real Story”, në News24, se rreziku i infektimit me koronavirus ekziston edhe pasi një...
Zëvendës ministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, e ftuar në studion e emisionit “Real Story”, foli për vaksinën kineze të Sinovac, mbi 192 mijë të së cilës mb...
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës ndaj fëmijëve në kopsht. Bëhet fjalë për kopshtin “Piter Pan”. Prindërit e fëmijëve janë ankuar pranë r...
SHKODËR– Një denoncim është bërë nga një qytetar nga Shkodra, Alfons Ulbanin për dhunimin e pronës së tij private nga Kisha Katolike e Shkodrës.“Kjo është ...