Aktualitet

Anila Hoxha: Grupet kriminale në Elbasan vërdallisin policinë, ndikojnë edhe në emërime të caktuara në këtë qark

31 Mars 2021, 06:10 Nga DOSJA
Anila Hoxha: Grupet kriminale në Elbasan vërdallisin policinë,

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha u shpreh se grupet kriminale në qytetin e Elbasanit janë aq të fuqishme saqë mund të ndikojnë edhe në emërime të caktuara në këtë qark.

E ftuar në “Open”, Hoxha tha se grupet kriminale janë aq të fuqishme në Elbasan, saqë mund të vërdallisin edhe policinë.

“Mendoj që në Elbasan ka grupe të struktura aq sa të vërdallisin policinë. Këto grupe janë aq të forta sa kanë ndikuar edhe në emërime të caktuara të këtij qarku. Është e vërtetë që sollëm rasti e Çapjave, disa prej tyre i kanë shpëtuar drejtësisë e kanë blerë apo jo nuk është vetëm forca e parasë, por ata kanë edhe forcën e errët të tyre. Ata përfaqësojnë grupe të strukturuara kriminale për të rënë në gjurmët e tyre është shumë e vështirë,”- tha Hoxha ndër të tjera.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha anila hoxha

Sondazh

Poll