Aktualitet

Grabitet firma e ujit në Lushnje, dy persona kërcënojnë rojen dhe marrin paratë

31 Mars 2021, 05:29 Nga DOSJA
Grabitet firma e ujit në Lushnje, dy persona kërcënojnë

LUSHNJE– Një firmë uji ka rënë pre e një grabitja mbrëmjen e kaluar. Dosja.al ka mësuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00 të mbrëmjes së kaluar, në Zhamë Sektor, njësia administratike Dushk, Lushnje.

Dy persona, ende të paidentifikuar, kanë shkuar të maskuar në zyrat e kompanisë dhe kanë arritur që të marrin një sasi të konsiderueshme parash.  Ata kanë kërcënuar rojen në mënyrë që të mund të futeshin brenda zyrave të kompanisë për të kryer grabitjen.

Më pas ata janë larguar, ndërsa policia ka shkuar në vendin e ngjarjes. Grupi hetimor ka nisur gjithashtu hetimet për të bërë të mundur kapjen e autorëve. Mësohet se janë sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë, të cilat mund të zbardhin detaje për autorët.

Pritet që edhe vetë roja e kompanisë të merret në pyetje për të rrëfyer detaje që ka parë tek autorët gjatë bisedës me ta, në mënyrë që të bëhet i mundur identifikimi i tyre.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet lushnje vidhet firma e ujit ne lushnje lushnje vidhet firma e ujit ne lushnje

Sondazh

Poll