ME VIDEO: Akte dhune ndaj fëmijëve në kopsht, edukatoret s’iu ndahen fëmijëve: Do t’jua shtypim veshët, bjonde e p
30 Mars 2021, 20:27Nga DOSJA
Emisioni Stop në Tv Klan ka denoncuar një rast të dhunës ndaj fëmijëve në kopsht. Bëhet fjalë për kopshtin “Piter Pan”. Prindërit e fëmijëve janë ankuar pranë redaksisë së emisionit Stop se kishin dyshime që ndaj të vogëlushëve ushtrohej dhunë.
Pas këtyre denoncimeve, stafi i emisionit Stop u vu në lëvizje dhe nisi investigimin. Pretendimet e prindërve u vërtetuan përmes kamerave të fshehta.
Në këto pamje duken qartë fëmijët dhe edukatoret, të cilat në vend që t’i mësojnë e t’i mbajnë fëmijët, përdorin fjalë të padenja e akte fizike të dhunshme ndaj tyre.
Edukatorja: Duart e mbledhura, këmbët lart! Këmbët lart! Duart e mbledhura! Këmbët lart!
Video e plotë:
Edukatorja: Duart e lidhura, Xxxxx të lutem, se jam vonë, shpejt xxxxxx!
Edukatorja: Uluni pak ju lutem! Të gjithë në tokë! Të gjithë në tokë! Të gjithë në tokë, të luajmë bashkë! Uluni, se do bëjmë lojra! Uluni, uluni, uluni, se do bëjmë lojra! Uluni!
Edukatorja: Është e pamundur, ktë djalin e duam ktu! Cohu lart! Ju të dyja shpejt, se do ulemi!
Edukatorja: xxxxx. xxxxx të nxjerr përjashta?
Edukatorja: Shko atje, ku të lashë unë! Ti duart lart, duart lart! Të pashë ……..(nuk kuptohet) do dalësh vetë! Të pashë xxxx, duart lart shpejt! Shpejt duart lart po them! Duart lart xxxxxx! Lart xxxxxx dhe ti! Ti pse nuk janë duart lart?
Edukatorja: Ju të tjerët, e mbaruat? Duart lart, duart lart!
Edukatorja: Një…
Fëmijët: Dy, tre, katër, pesë…
Edukatorja: Katëëërrr…, moj xxxxx, po flas. Uaaa bjonde e paparë, mbylle aty!
Edukatorja: Na duhet numri katër, xxxxx ça numri?
Fëmija: Katër!
Edukatorja: Ç’është kjo?
Fëmijët: Dy!
Edukatorja: Çfarë numri do kjo ktu?
Fëmijët: Dy!
Edukatorja: Dyshin, oop dyshin dhe kshu vazhdojmë me radhë deri në fund!
Ky është vetëm një episod që kanë filmuar kamerat e fshehta të emisionit Stop në ambientet e brendshme të kopshtit “Piter Pan”. Ngjarja e sotme e denoncuar në emisionin Stop në Tv Klan është një tjetër këmbanë alarmi për institucionet dhe gjithë shoqërinë, për të ardhmen e fëmijëve.
Marrë nga KLAN
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
SHKODËR– Një denoncim është bërë nga një qytetar nga Shkodra, Alfons Ulbanin për dhunimin e pronës së tij private nga Kisha Katolike e Shkodrës.“Kjo është ...
TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi e ftuar në emisionin Tempora të RTV Ora ka folur rreth videos së publikuar nga aktori hollivudian, Leona...
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thanë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në N...
TIRANË– Zbardhen pjesë të tjera nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit lidhur me vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Pas arrestimit të Ardian Ç...
Për shkak të detyrës që ai mban aktualisht, Gjykata e Posaçme mban nën gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojes Rexh Byberi.Së bashku me Kujtim Byberin, k...