Aktualitet

‘Jam ambientaliste, jemi angazhuar gjithmonë’, Monika Kryemadhi reagon pas publikimit të videos mbi lumin e Vjosë

30 Mars 2021, 19:48 Nga DOSJA
‘Jam ambientaliste, jemi angazhuar gjithmonë’, Monika Kryemadhi

TIRANË– Kryetarja e LSI-së, Monika kryemadhi e ftuar në emisionin Tempora të RTV Ora ka folur rreth videos së publikuar nga aktori hollivudian, Leonardo Di Caprio në mbrojtje të lumit Vjosa.

E pyetur nga prezantuesja se pas publikimit të videos kishte reaguar presidenti Meta dhe kryeatri i PD-së, Lulzim Basha, Kryemadhi reagoi menjëherë duke thënë se edhe ajo kishte reaguar.

‘Kam reaguar edhe unë jo vetëm presidenti. Jam ambientaliste. Nuk e shikoj vetëm si aspekt…unë jo vetëm Vjosën por edhe Osumin, por TEC-et jam kundër atyre. Jemi angazhuar gjithmonë, po nuk kemi bërë tam-tame të mëdha. Siç bëmë edhe për Teatrin Kombëtar. Do ta kthejmë ashtu siç ishte dhe do çojmë para ligjit ata që guxuan ta shembnin historinë.’– u shpreh ajo.

Rreth një orë më parë ajo kishte postuar në Instagram videon e aktorit, duke u shprehur se në 25 Prill Shqipëria do të ktheht vendi i shqiptarëve.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet leonardo dicaprio monika kryemadhi leonardo dicaprio monika kryemadhi

Sondazh

Poll