Kryemadhi riposton videon e Leonardo Di Caprio: 25 prilli një betejë për ta bërë Shqipërinë shtëpi për shqiptarët sot
30 Mars 2021, 19:33Nga DOSJA
TIRANË– Pas thirrjes së aktorit Leonardo Di Caprio për krijimin e Parkut Kombëtar të Vjosës, ku ai i’u drejtua edhe figurave politike në Shqipëri, ka reaguar edhe kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi.
Në një postim në Instagram ajo ka ripostuar videon duke thënë se 25 Prilli do të jetë një betejë për ta bërë Shqipërinë shtëpi për shqipëtarët.
‘Faleminderit @leonardiodicaprio dhe të gjithë aktivistët që mbroni natyrën tonë dhe burimet kombëtare nga duart e qeverisë. 25 Prilli është një betejë për ta bërë Shqipërinë shtëpi për shqiptarët sot dhe për fëmijët tanë nesër.’- shkruan Kryemadhi.
Aktori i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio në një postim në Insagram ai ka shpërndarë një video ku shihen aktivistë nga e gjithë europa që i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin iniciativën VjosaParkNow, e cila konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.
(d.a/dosja.al)
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Zbardhen pjesë të tjera nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit lidhur me vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Pas arrestimit të Ardian Ç...
Për shkak të detyrës që ai mban aktualisht, Gjykata e Posaçme mban nën gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojes Rexh Byberi.Së bashku me Kujtim Byberin, k...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paraqiti të martën raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, duke thënë se riafirmonte angazhimin e ...
TIRANË– Pas ripostimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha mbi postimin e aktorit Leonardo Di Caprio në mbrojtje të Vjosës, ka ardhur edhe reagimi i presid...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj thirrjes së aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprio për të shpërndarë videon e Vjosës....
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se numri i të vaksinuarve ndaj Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 100 mijë.Ajo shp...
TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën duke shpëtuar jetët e njerëzve ...