Rakacolli e Brataj: Pas prillit do të ketë rritje të infektimeve dhe të sëmurëve, rreziku më i madh vjen nga…
30 Mars 2021, 19:35Nga DOSJA
Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Mira Rakacolli, dhe kreu i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj, thanë në emisionin “Real Story” të gazetarit Sokol Balla, në News24, se pas fushatës elektorale të zgjedhjeve të 25 prillit, do të kemi një rritje të kurbës së koronavirusit.
Për ekspertët e Komitetit Teknik të Ekspertëve, është shqetësuese grumbullimi i njerëzve në takimet elektorale, dhe sidomos në zonat e thella, ku kontrollet janë më të pakta.
Pjesë nga diskutimet:
Rakacolli: Vaksinimet sot e kanë kaluar shifrën e 100 mijëve, ritmet me të cilat po ecet janë shumë premtuese, që të kemi një verë me turizëm të aktivizuar. Por nuk janë ende numra të kënaqshëm, kështu që duhet të vazhdojmë të mbajmë masat që kemi thënë, maska, distancim fizik e social.
Brataj: Kujdesi është më i pakët në zonat e thella, ku ka më pak kontroll. Është fiziologjike që do të ndodhë, pas prillit do të kemi një rritje të numrave të infektuar dhe të sëmurëve, për arsye të fushatës, të grumbullimit të njerëzve. Edhe shkuarja e vetë kandidatëve për deputetë në zonat e thella, ku janë të detyruar të shkojnë, është një rrezik, se kontrolli është më i vogël. Në Gjirokastër shpërtheu virusi, se u bllokuan njerëzit në kufi. Është shumë e qartë që edhe grumbullimi i njerëzve tani do ta japë rezultatin.
Rakacolli: Epidemia është zhvilluar me valë dhe ka ndjekur një tendencë valësh, ku vendet që e kanë pas më shpejt, e kanë kaluar më herët valën. Në Kosovë epidemia filloi më vonë dhe rastet janë rritur më vonë. Edhe te ne, kjo është arsyeja pse nuk i ndryshuam masat në mbledhjen e Komitetit, pasi diskutuam edhe zgjedhjet.
Brataj: Nuk e di pse çuditërisht prisnin të gjithë që të hiqeshin masat më 25 mars. Duke parë ditët e fillimit, sa po respektohen masat, ku njerëz në masë mblidhen, kjo më shqetëson.
Marrë nga BalkanWeb
Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:
TIRANË– Zbardhen pjesë të tjera nga dosja e Prokurorisë së Elbasanit lidhur me vrasjen e Nezir dhe Gentian Beqirit. Pas arrestimit të Ardian Ç...
Për shkak të detyrës që ai mban aktualisht, Gjykata e Posaçme mban nën gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojes Rexh Byberi.Së bashku me Kujtim Byberin, k...
Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken paraqiti të martën raportin për të drejtat e njeriut në botë për vitin 2020, duke thënë se riafirmonte angazhimin e ...
TIRANË– Pas ripostimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha mbi postimin e aktorit Leonardo Di Caprio në mbrojtje të Vjosës, ka ardhur edhe reagimi i presid...
TIRANË- Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha ka reaguar ndaj thirrjes së aktorit hollivudian, Leonardo Di Caprio për të shpërndarë videon e Vjosës....
TIRANË– Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu ka njoftuar se numri i të vaksinuarve ndaj Covid-19 në vendin tonë ka shkuar në 100 mijë.Ajo shp...