Aktualitet

Maliq/ Gjendet i pajetë një 55-vjeçar në një kanal, sipas dyshimeve të para ngjarja mund të jetë aksidentale

30 Mars 2021, 19:08 Nga DOSJA
Maliq/ Gjendet i pajetë një 55-vjeçar në një kanal,

KORÇË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kreshpanj, Maliq të Korçës, ku policia ka gjetur  një 55-vjeçari me inicialet P. F,  të vdekur në një kanal.

55-vjeçari jetonte vetëm në fshat dhe njihej si një prodorues sistematik i alkoolit.

Sipas njoftimit paraprak policia nuk ka gjetur shenja dhune dhe mendohet se ngjarja mund të jetë aksidentale.

Njoftimi i plotë i policisë: Maliq

Më datë 30.03.2021, rreth orës 12:30, në një kanal me ujë në fshatin Kreshpanj, Maliq, është gjetur i vdekur, pa shenja dhune në trup, shtetasi P. F., 55 vjeç, banues në këtë fshat, i cili nga hetimet e kryera dyshohet se mund të jetë rrëzuar aksidentalisht dhe për pasojë ka gjetur vdekjen.

Materialet i kaluan Prokurorisë të Rrethit Gjyqësor Korçë, për ngjarje aksidentale.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet gjendet i vdekur 55 vjecari ne maliq gjendet i vdekur 55 vjecari ne maliq

Sondazh

Poll