Aktualitet

‘Ndoshta vrasja e Ravik Gurrës…’/ Anila Hoxha paralajmëron zbardhjen e një dosje shumë të rëndësishme n

30 Mars 2021, 20:24 Nga DOSJA
‘Ndoshta vrasja e Ravik Gurrës…’/ Anila Hoxha

TIRANË– Gazetarja Anila Hoxha ka paralajmëruar zbardhjen e një tjetër dosjeje kriminale në qarkun e Elbsanit. E ftuar në emisionin “Open”, ajo u shpreh se deri më tani Prokuroria e Elbasanit ka arritur që të sigurojë 3 bashkëpunëtorë me drejtësinë, të cilët priten që të bëjnë të mundur “çmontimin” e disa grupeve kriminale. Gjithashtu në fjalën e saj, ajo ka hedhur hije dyshimi edhe për vrasjen e avokatit Ravik Gurra, pak kohë më parë.

“Ka grupe që ndeshen dhe tregojnë muskujt për çështje droge. Çapja dhe Çela i kanë shpëtuar drejtësisë disa herë. Përfaqësojnë grupe të caktuara kriminale. Disa sëmuren befas, janë pjesë e skemave. Edhe vrasja e Ravik Gurrës nuk është e lehtë. Edhe ndoshta nuk është brenda Elbasanit, por përtej kësaj. Edhe në kohën e Mond Kosenit grupe të caktuara dolën jashtë kontrollit. Pse përmendim vetëm Elbasanin? Unë e shikoj ogur të mirë që Prokuroria e Elbasanit ka 3 bashkëpunëtorë të drejtësisë. Ndoshta do të kemi një tjetër dosje të zbardhur,”-tha Hoxha.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet anila hoxha elbasan anila hoxha elbasan

Sondazh

Poll