Aktualitet

Denoncimi në Fiks Fare, Alfons Ulbani: ‘Kisha u fut me forcë në shtëpinë që më la amanet babai’, avokatja e kishës t

30 Mars 2021, 20:25 Nga DOSJA
Denoncimi në Fiks Fare, Alfons Ulbani: ‘Kisha u fut me forcë

SHKODËR– Një denoncim është bërë nga një qytetar nga Shkodra, Alfons Ulbanin për dhunimin e pronës së tij private nga Kisha Katolike e Shkodrës.

“Kjo është shtëpia e babës, e kam me letra. Po Kisha e pretendon, meqë ka pasur kopsht, është e jona. Ata s’kanë letra, nuk e kuptoj, kanë shkatërruar derën e oborrit. Shkatërruan bravën e derës dhe u futën brenda. Më kanë vjedh. Më kanë vjedh gjithë pasurinë e babës. Kanë ardhur me furgonë. I kam të gjitha të filmuara” – tregon ai pë Fiks Fare.

Në këtë shtëpi të blerë nga babai i Alfonsos ka jetuar i ati i tij i cili ka blerë në vitin 1996 dy banesa dhe i ka bashkuar bashkë. Banesat janë blerë me dokumentacionin përkatës të cilin djali i të ndjerit e disponon, dokumente që vërtetohen edhe në Hipotekë. Ai me lot në sy tregon se si e ka marrë vesh lajmin e humbjes së babait të tij, pasi vetë prej vitit 1994 jeton në Itali.

” Fill pas vdekjes së tim eti ka ardhur avokatja, me një që ka shpërthyer derën, një prift. Këta kanë ardhur në shtator 2020, s’më ka lajmëruar njeri. Të paktën të më merrnin në telefon, të ka vdekur baba, a mund të futemi në shtëpi”– tregon Alfonsi.

Ai tregon se për ngjarjen në fjalë është vënë në dijeni nga komshinjtë dhe ka ardhur në Shqipëri. Nuk ka bërë denoncim në polici, por ka shkuar të takojë Imzot Angelo Massafrën i cili i ka thënë se duan ta blejnë shtëpinë e të atit, por ndërkohë kishin shkatërruar bravat e hapur dyert. Pasi i ndërroi të gjitha bravat edhe njëherë, Alfonsi niset për Itali. Përsëri i bie telefoni për t’i thënë se Kisha kishte hyrë në shtëpinë e të atit dhe i kishin hequr plaçkat e shtëpisë me furgona. Në këto kushte detyrohet të vijë sërish dhe kur provon të hapë dyert e shtëpisë së tij nuk mundet.

“Bravat nuk ishin të miat nuk m’i hapnin çelësat, dhe për këtë kam dhe filmime” -shprehet Alfonsi.

Në videon që u shfaq në Fiks Fare duket që denoncuesit dyert e shtëpisë së të atit ia hap një punonjës i Kishës. Në bisedë kuptohet se kisha ka ndërruar bravat e shtëpisë së të ndjerit, pa njoftuar asnjë nga familjarët dhe duke mos patur asnjë të drejtë. Ai kërkon që Kisha ta lërë rehat, pasi shtëpia është e tija dhe në Hipotekë figuron pronë e babait të tij.

Avokatja e kishës thotë se një motër e kishës ka ushtruar aktivitetin tregtar në atë banesë, ka kontratat e punëtorëve të firmosur nga murgesha. Atë shtëpi thotë avokatja e ka përdorur murgesha. Në vitin 1996 e ka blerë i ndjeri Rudolf Ulbani, është blerë dy herë me motrën.

“Unë e posedoj dhe përderisa ligji ma njeh posedimin, unë s’kam hapur gjyq kot. Rudolfi ka qenë bashkëpunues i saj. Paratë janë hedhur nga ajo. Ajo ka lënë një testament ku thotë e ka lënë për pronat e veta. Ne kërkojmë riposedimin e saj. Më të drejtë ka poseduesi sesa ai që ka emrin në letra!!”– thotë avokatja, e cila pohon se në atë shtëpi ka qendruar murgesha. Ndërkohë, Alfonsi thotë se ka qenë babai i tij.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet alfons ulbani kisha katolike shkodër-pult alfons ulbani kisha katolike shkodër-pult

Sondazh

Poll