Aktualitet

SPAK hetim kryebashkiakut Rexh Byberi! “Gabimi” që bëri kur ishte kryetar komune, qytetari i parë i Tropojës aku

30 Mars 2021, 18:52 Nga DOSJA
SPAK hetim kryebashkiakut Rexh Byberi! “Gabimi” që bëri

Për shkak të detyrës që ai mban aktualisht, Gjykata e Posaçme mban nën gjykim kryetarin e bashkisë së Tropojes Rexh Byberi.

Së bashku me Kujtim Byberin, kryebashkiaku akuzohet nga SPAK të ketë shpërdoruar detyrën , bazuar në hetimet që për një kohe të gjatë i drejtoi prokuroria e Tropojës dhe ku në gjetjet e të dyja prokurorive këmbëngulet se Byberi dha leje ndërtimi gjatë kohës që mbante detyrën e kryetarit të komunës Margegaj.

Por për sa kohë leja u miratua në një zonë të mbrojtur ku nuk lejohet ndërtim , SPAK konsideron se kryebashkiaku ka shpërdoruar detyrën. Shkelja dyshohet të jetë kryer gjatë kohës kur ai mbante detyrën e kryetarit të komunës, nga e cila dha dorëheqjen në vitin 2015.

Kryebashkiaku i Tropojës nuk ishte i pranishëm në gjykim por u perfaqësua nga avokati mbrojtës, i cili kërkoi kthimin e dosjes në Tropojë.

Marrë nga Top Channel

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet kujtim byberi rexh byberi rexh byberi ne spak tropoje kujtim byberi rexh byberi rexh byberi ne spak tropoje

Sondazh

Poll