Aktualitet

‘Ne jemi të vendosur të mos lejojmë ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa’, presidenti Meta i përgjigjet thirrjes

30 Mars 2021, 18:32 Nga DOSJA
‘Ne jemi të vendosur të mos lejojmë ndërtimin e

TIRANË– Pas ripostimit të kryetarit të PD-së, Lulzim Basha mbi postimin e aktorit Leonardo Di Caprio në mbrojtje të Vjosës, ka ardhur edhe reagimi i presidentit Ilir Meta.

Duke ripublikuar videon e Di Caprios, Meta shprehet se ai gjithmonë do të jetë në mbrojtje të Vjosës.

‘Falenderime dhe mirënjohje për solidaritetin tënd frymëzues’- shkruan Meta.

‘Ne jemi të vendosur, deri në 25 Prill, të mos lejojmë me mjete demokratike ndonjë vendim arbitrar për ndërtimin e hidrocentraleve në lumin Vjosa.’– përfundoi ai.

We❤Vjosa and forever we will protect it! Thanks & gratitude @LeoDiCaprio for your inspiring solidarity! We are determined, until April 25, not to allow by democratic means any arbitrary decision for the construction of hydropower plants on the Vjosa River. #VjosaNationalParkNow https://t.co/pj4lLgoNHy

— Ilir Meta (@ilirmetazyrtar) March 30, 2021

Aktori i Hollywoodit, Leonardo Di Caprio në një postim në Insagram ka shpërndarë një video ku shihen aktivistë nga e gjithë europa që i kërkuan qeverisë shqiptare dhe Komisionit të Bashkimit Europian që të mbështesin iniciativën VjosaParkNow, e cila konsiston në ndërtimin e Parkut të Parë Kombëtar në Europë.

(d.a/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ilir meta leonardo di caprio ilir meta leonardo di caprio

Sondazh

Poll