Aktualitet

PLANI: Deri në fund të majit do vaksinohen mbi 600 mijë të moshuar në Shqipëri

30 Mars 2021, 17:18 Nga DOSJA
PLANI: Deri në fund të majit do vaksinohen mbi 600 mijë të

Autoritetet shëndetësore në vend premtojnë se afro 606 mijë të moshuar deri në 60 vjeç do të vaksinohen deri në fund të muajit Maj. 278 mijë personat e parë që po kryejnë vaksinimin janë të moshuarit nga 70 vjeç e sipër. Sipas Zv/Ministres së Shëndetësisë, Eugena Tomini, ritmi i vaksinimeve në vend ka tejkaluar pritshmëritë.

“Ditë e para ka një ritëm shumë të mirë dhe parashikojmë që ky ritëm të përvijojë i tillë përkundrejt fundit muajit të muaj Maj, javën e parë të Qershorit ne parashikojmë për vaksinimin e popullatës në nivelin e gjysmë milioni”.

Tomini thotë se në javën e parë të Prillit pritet të mbërrijnë edhe dozat e tjera nga Pfizer, të parashikuara në kontratë.

“Me Pfizer janë katër prurje të njëpasnjëshme. Më pas është sasia e dytë e CoronaVax-it e cila do të vijë në vijim të javëve të Prillit. Në kuadër të instrumentit Covax vjen sasia tjetër e kontraktuar”.

E pyetur për situatën epidemike në vend, Tomini thotë se ka një rënie të pozitivitetit.

“Niveli i pozitivitetit duket në rënie. Ky cikël tentohet të ringrihet në krye të 5 javëve. Bën këtë ciklin 5-javor. Ne themi që jemi në një situatë me një tendencë në ulje”.

Megjithatë ekspertët i druhen një rritje të kurbës së infektimeve, për këtë arsye kërkojnë që të vijohet me respektimin e masave anti-Covid.

Marrë nga Tv Klan

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet eugena tomini nis vaksinimi masiv ne shqiperi eugena tomini nis vaksinimi masiv ne shqiperi

Sondazh

Poll