Aktualitet

Ish-kryeministri Berisha vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës: Flijoi veten, s’ka akt më të lartë

30 Mars 2021, 17:23 Nga DOSJA
Ish-kryeministri Berisha vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan

TIRANË– Ish-kryeministri Sali Berisha ka zhvilluar një vizitë ngushëllimi në familjen e Arjan Salës, të riut që humbi jetën duke shpëtuar jetët e njerëzve në zjarrin e rënë në magazinat e “Casa Italia” në Tiranë.

Pasi ka takuar të pranishmit në banesë, Berisha jashtë ka dhënë një prononcim të shkurtër për mediat, duke u cilësuar aktin e 33-vjeçarit si heroik, ndërsa fajësoi për vdekjen e tij vonesën e strukturave shtetërore.

Shërbimi i emergjencës është viktiv dhe inekzistent. Kjo këtu nuk mund të ishte përjashtim. Është fatkeqësi e veçantë, por nuk e errëson aktin e Arjanit. Është epik! Flijoi veten për të shpëtuat ata që i kishte në mbrojtje. Nuk ka akt më të lartë njerëzor,”-tha Berisha.

Arjan Sala, 33 vjeç, babai i një vajze të mitur prej vitesh ishte punonjës security në qendrën tregëtare të “Casa Italia”. Trupi i tij u gjet 3 ditë pas zjarrit që ra tek qendra tregtare ku ai punonte. Ekspertiza paraprake zbuloi se i riu ka qendruar rreth 24 orë gjallë, por më pas nuk ia ka dalë që të mbijetojë, duke ndërruar jetë prej asfiksisë. Trupi i tij u nxorr me vonesë, ndërsa një përplasje e familjarëve dhe forcave zjarrfikëse vuri nën presion autoritetet që të gjenin sa më herët trupin e Arjan Salës, një punëtori të zakonshëm që shpëtoi rreth 25 qytetarë dhe u vetësakrifikua në zjarrin masiv që ra te Casaitalia, ku temperatura gjatë 2 ditëve shkoi në 900 gradë Celsius.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arjan sala sali berisha arjan sala sali berisha

Sondazh

Poll