Aktualitet

Del nga paraburgimi! Ardian Çapja sillet me urgjencë në Tiranë, do i nënshtrohet një operacioni në zemër

30 Mars 2021, 15:06 Nga DOSJA
Del nga paraburgimi! Ardian Çapja sillet me urgjencë në

TIRANË– Ardian Çapja, i arrestuar dje nga forcat RENEA, është sjellë me urgjencë në Qendrën Spitalore “Nënë Tereza” në Tiranë. 

53-vjeçari ka shfaqur probleme me zemrën teksa ndodhej në ambientet e paraburgimit, ndaj është sjellë me urgjencë në kryeqytet.

Deri më tani raportohet se Çapja është shtruar në reanimacionin e spitalit, ku edhe do t’i nënshtrohet një ndërhyrjeje kirurgjikale në zemër.  Çapja është dërguar në spital nën masa të rrepta sigurie, ku vijon të mbahet në ruajtje nga Policia e Shtetit.

Çapja u vu në pranga një ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1” pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi nipin e tij, Florencin. Gjatë prangosjes së tij, në banesë RENEA-t kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. 

Po kush është Ardian Çapja?

Ardian Çapja është një emër i njohur në qytetin e Elbasanit, por edhe për drejtësinë, pasi ka qenë shoqëruar disa herë, ndërsa u ka shpëtuar 3 atentateve me armë dhe eksploziv. Ai është pronari i hotel ‘Unives’ në hyrje të qytetit të Elbasanit. Ardian Çapja është vëllai i Sokolit, i cili u ekzekutua në vitin 2005 nga Gentjan Beqiri.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja ardian çapja ne spital ardian capja ardian çapja ne spital

Sondazh

Poll