Aktualitet

I “prenë” fletën e arrestit “të fortëve” të Elbasanit! KLP ‘e shqetësuar’, kërkon të mer

30 Mars 2021, 15:10 Nga DOSJA
I “prenë” fletën e arrestit “të

TIRANË– Këshilli i Lartë i Prokurorisë ka kërkuar marrjen në mbrojtje të drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit, Kreshnik Ajazi, dhe prokurorit Ritvan Sukaj. Kërkesa e KLP-së vjen vetëm një ditë pas arrestimit të Ardian Çapjas, i cili u prangos nga RENEA-t në banesën e tij. 

Ishte prokurori Ritvan Sukaj, personi që “preu” fletë-arrestin për Ardian Çapjan dhe nipin e tij, Florenc Çapjan, i cili është shpallur në kërkim, pasi nuk u gjet në banesë në momentin e operacionit. Mësohet se ai është larguar nga vendi nëpërmjet aeroportit të Rinasit më 16 mars, ditë që përkon me urdhërin e firmosur nga Sukaj. 

Marrja në mbrojtje e drejtuesit të Prokurorisë së Elbasanit por edhe vartësit të tij, është bërë për shkak se fisi Çapja konsiderohet me rrezikshmëri të lartë në zonë. Edhe pse deri më tani asnjë prej tyre nuk ka përmendur asnjë rast kërcënimi. 

Çfarë ndodhi dje në Elbasan?

Çapja u vu në pranga një ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1” pasi akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012. E njëjta akuzë rëndon edhe mbi nipin e tij. Gjatë prangosjes së tij, në banesë RENEA-t kanë gjetur dhe sekuestruar edhe një kallashnikov, pesë radio dhe uniforma policie. 

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardian capja arrestohet ardian capja kreshnik ajazi ritvan sukaj ardian capja arrestohet ardian capja kreshnik ajazi ritvan sukaj

Sondazh

Poll