Aktualitet

U arrestua në banesën e Ardian Çapjas! Del FOTOJA: Ky është Ardi Çekani, Policia e kërkonte kudo, e gjeti në duke bërë

30 Mars 2021, 14:48 Nga DOSJA
U arrestua në banesën e Ardian Çapjas! Del FOTOJA: Ky

ELBASAN– Personi që shikoni në foton e mëposhtme është Ardi Çekani, një prej të arrestuarve ditën e djeshme në qytetin e Elbasanit. Çekani, i cili ishte shpallur në kërkim nga Policia pasi kishte ‘hesape’ të pashlyera me drejtësinë, kishte marrë rolin e rojës në banesën e Çapjave në Elbasan.

Në momentin e kapjes, sipas policisë atij iu gjet një sasi e vogël lëndë narkotike, e dyshuar kanabis. Çekani ishte dënuar me 1 vit e 6 muaj për veprën penale “Dhuna në familje”, “Kundërshtimi i punonjësit të policisë së rendit publik” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, por prej kohësh i kishte shpëtuar Policisë. 

Çapja u vu në pranga një ditë në parë në kuadër të operacionit “Krasta 1”. Ardian Çapja, një emër i njohur në qytetin e Elbasanit për shkak të tre atentateve të cilave u ka shpëtuar dhe ngjarjeve ku është përfshirë, akuzohet se ka marrë pjesë në ekzekutimin e Gentian dhe Nezir Beqirit (babë e bir), ngjarje e ndodhur në vitin 2012.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet ardi çekani ardian capja ardi çekani ardian capja

Sondazh

Poll