Aktualitet

U përplas nga makina, humb jetën 27-vjeçari në Tiranë, nuk u mbijetoi dot plagëve (Pamje nga vendngjarja)

30 Mars 2021, 15:59 Nga DOSJA
U përplas nga makina, humb jetën 27-vjeçari në

TIRANË – 27 vjeçari, i cili u përfshi në një aksident pak më parë ka humbur jetën, pasi nuk ka arritur që t’u shpëtojë plagëve të marra.

Policia bën me dije se për fat të keq ka humbur jetën E. Ç, ndërkohë që drejtuesi i mjetit P. L, është shoqëruar në komisariat për veprime të metejshme hetimore.

NJOFTIMI I POLICISË: 

Tiranë/Informacion shtesë

Në vijim të informacionit të dhënë mbi aksidentin e ndodhur në rrugën “Bardhyl”  ju bëjmë me dije se ; Si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital drejtuesi i motorrit shtetasi me iniciale E. Ç., 27 vjeç. Ndërsa drejtuesi i mjetit tjetër shtetasi P. L, u shoqërua në ambientet e komisariatit Nr.4, për veprime të metejshme hetimore.

Aksidenti ndodhi pak më parë  në rrugën “Bardhyl” , ku si pasojë u plagos 27 vjeçari, i cili po udhëtonte me motor. ai është nisur menjëherë në spital, po për fat të keq nuk u ka shpëtuar plagëve të marra, duke humbur dhe jetën.

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet aksident ne tirane aksident ne tirane

Sondazh

Poll