Aktualitet

Rritet sërish bilanci/ Ministria e Shëndetësisë publikon SHIFRAT: në 24 orët e fundit regjistrohen 11 viktima dhe 304 të

30 Mars 2021, 15:40 Nga DOSJA
Rritet sërish bilanci/ Ministria e Shëndetësisë publikon

TIRANË- 11 të vdekur dhe 304  raste të reja me koronavirus. Ky është bilanci i Covid-19 në Shqipëri gjatë 24 orëve të fundit. Ministria e Shëndetësisë në përditësimin e të dhënave gjatë 24 orëve të fundit, bëri me dije se 11 pacientë të tjerë kanë ndërruar jetë nga Covid-19, duke e çuar numrin total të viktimave në 2227.

Gjatë 24 orëve të 11 qytetarë e kanë humbur betejën me COVID19 në spitalet COVID, 4 qytetarë nga Tirana, 2 qytetarë nga Durrësi, 2 qytetar nga Fieri, 1 qytetar nga Lushnja, 1 qytetar nga Elbasani, 1 qytetar nga Pogradeci, të moshave 51- 83 vjeç, nuk kanë arritur që të fitojnë betejën me sëmundjen vdekjeprurëse.

Ndërsa, nga 2730  testime që janë kryer në 24 orët e fundit kanë rezultuar pozitive 304 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 92 raste në Tiranë, 25 në Shkodër, 22 në Fier, 15 në Gjirokastër, nga 11 raste në Lushnje, Vlorë, nga 10 raste në Durrës, Devoll, 9 në Pogradec, nga 7 raste në Korçë, Sarandë, nga 6 raste në Elbasan, Berat, Mallakasër, Divjakë, nga 5 raste në Kukës, Kavajë, 4 në Dibër, nga 3 raste në Lezhë, Tropojë, Tepelenë, Peqin, Shijak, Cerrik, nga 2 raste në Krujë, Kurbin, Mirditë, Librazhd, Malësi e Madhe, Prrenjas, Patos, nga 1 rast në Rrogozhinë, Kamëz, Mat, Përmet, Ura Vajgurore, Vau i Dejës, Fushë Arrëz, Kolonjë, Klos, Gramsh, Skrapar, Vorë, Poliçan, Dropull, Libohovë.

Në 24 orët e fundit janë shëruar 593 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve në 90,617 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në spitalet COVID në Tiranë dhe tre spitalet rajonale po trajtohen 293 pacientë, 11 në terapi intensive, nga të cilët 5 pacientë janë të intubuar.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale u drejtohet qytetarëve të mos neglizhojnë asnjë shenjë të sëmundjes dhe të kontaktojnë për çdo dyshim me mjekun e familjes për të kryer testimin si dhe për ndjekjen dhe trajtimin ambulator në banesë. Telefononi në numri 127 të Urgjencës Kombëtare për çdo emergjencë apo referim në spital.

Statistika (30 Mars 2021)

Raste të reja ditore 304
Të shëruar në 24 orë 593
Të shtruar në spitale 293
Humbje jete në 24 orë 11
Testime ditore 2730

Testime totale 555,930
Raste pozitive 124,723
Raste të shëruara 90,617
Raste Aktive 31,879
Humbje jete 2227

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 22083
Fier 2607
Durrës 1309
Gjirokastër 1242
Shkodër 1199
Vlorë 1107
Korçë 779
Lezhë 419
Elbasan 387
Kukës 359
Dibër 329
Berat 59. 

(a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise koronavirusi ne shqiperi ministria e shendetesise

Sondazh

Poll