Aktualitet

VIDEO nga MEGAOPERACIONI! Trafik ndërkombëtar droge midis Italisë dhe Shqipërisë: 37 të arrestuar! Finalizohet operacioni

30 Mars 2021, 14:20 Nga DOSJA
VIDEO nga MEGAOPERACIONI! Trafik ndërkombëtar droge midis Italisë

ITALI– Megaoperacion nga Policia Italiane! 37 persona janë prangosur pasi një urdhër-arresti të lëshuar nga Prokuroria. Sipas mediatave italiane, të prangosurit janë të kombësive italiane dhe shqiptare, pjesë e një grupi që merrej me trafik ndërkombëtar droge.  

Operacioni “Miracle II”

Gjithçka nisi nga arrestimi i “vrasësit të burgut” Santo Tucci më 2 tetor të vitit 2018, kapje që solli përfundimin e operacionit Miracle, i cili përqendrohej në trafikun e drogës. Tucci u arrestua me 28 kilogramë kanabis, 1.7 kg kokainë, dy pistoleta, një silenciator dhe 18 gëzhoja. Duke nisur kështu edhe një hetim të dytë për origjinën e lëndës narkotike. Hetimet zbuluan se grupi kriminal drejtohej nga dy të dënuar, shumë të njohur për Policinë vendase: Buccinasco Pietro Amante dhe Agatino Maurizio Scollo. 

Grupi i përbërë nga shqiptarët importonte në Itali sasi të mëdha droge, veçanërisht kokainë, duke furnizuar vazhdimisht grupin Amante-Scollo. Më pas, shqiptarët dhe italianët bashkëpunonin dhe shisnin drogë në sheshet milaneze. 

AKSIONI I POLICISË

Gjatë operacionit të Policisë në banesat e të arrestuarve u gjetën dhe u sekuestruan 4 kilogramë kokainë, 35 kg kanabis dhe 260 mijë euro cash, që dyshohet se ishin produkt i shitjeve më të fundit. Përveç lëndës narkotike u gjetën edhe armë, municione dhe 9 makina që përdoreshin për shpërndarjen e drogës. Të gjitha të ardhurat e paligjshme, kamufloheshin tek një kompani me qendër në Pavia.

(k.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

aktualitet aktualitet arrestohen shqiptaret ne itali itali operacioni "miracle ii" arrestohen shqiptaret ne itali itali operacioni "miracle ii"

Sondazh

Poll