Sport

SPANJË/ Nuk mungon tensioni në konferencën e Kosovës, trajneri refuzon të flasë nëse nuk përmendet…

30 Mars 2021, 16:58 Nga DOSJA
SPANJË/ Nuk mungon tensioni në konferencën e Kosovës,

SPANJË-Nuk kanë munguar tensionet në konferencën për shtyp të Kosovës, para ndeshjes kundër Spanjës që zhvillohet të mërkurën në kualifikueset e Kupës së Botës Katar 2022.Si një vend që nuk e ka njohur Kosovën, trajtimi mediatik që i është bërë dardanëve nuk ka qenë e qetë  dhe këtë e ka theksuar edhe trajneri Bernard Challandes gjatë konferencës për shtyp. Gazetari i “AS” Ruben Ares i bën një pyetje trajnerit, por nuk përmend emrin e Kosovës.

Pikërisht për këtë arsye, zviceriani zgjedh të mos flasë, deri në momentin që gazetari u detyrua ta përmendë emrin e Kosovës. Kujtojmë se në mediat spanjolle gjatë kësaj kohe kanë qarkulluar tituj skandaloze për Kosovën, për shkak se Spanja nuk e njeh si shtet Kosovën.

Për këtë Challandes tha: “Ne nuk mund te jemi te lumtur me qasjen e disa mediave drejtuar Kosovës dhe këtë nuk mund ta fshehim, mirëpo mendoj që motivi kryesor është që do luajmë kundër Spanjës dhe duhet qe të jemi të fokusuar për ndeshjen e nesërme”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport challandes kosova spanja challandes kosova spanja

Sondazh

Poll