Sport

Ibra: “Sekreti im? Ju mund të zbutni një luan, por jo Zlatan”

30 Mars 2021, 14:59 Nga DOSJA

SUEDI – “Unë kam një problem, kurrë nuk jam i kënaqur”,- shprehet Zlatan Ibrahimoviç. Kampioni suedez, pas rikthimit në ekipin kombëtar, për herë të parë ka folur për veten, sezonin, stimujt e tanishëm dhe të ardhshëm në “Champions Journal”.

“Jam 39 vjeç, me atë që kam arritur mund të mos punoja dhe të kisha një jetë të shkëlqyeshme, tani e tutje, – thotë ai, – por unë gjithmonë e kam këtë pasion të madh për atë që bëj. Unë gjithmonë dua më shumë”.

Ibra i zakonshëm është i pangopur. Uria është ajo që e lëviz kampionin dhe e bën atë të shkojë përtej kufijve, fizikë dhe personalë. “Unë nuk shoh shumë lojtarë, që bëjnë atë që bëj unë. Pas moshës 30 vjeç zakonisht fillon faza e dobësimit për një lojtar dhe arrin pastaj lamtumira. Unë pas moshës 30 vjeç u bëra edhe më i fortë”.

Luani Ibra – Përherë Zlatan është i drejtpërdrejtë dhe i efektshëm, prek gjithmonë akordet e duhura. Më lehtë për të zbutur një luan apo Ibran? “Ju mund ta zbutni një luan, por nuk mund ta zbutni Zlatan. Ai është një kafshë tjetër”.

Gjithsesi, sulmuesi i Milanit nuk i harron vështirësitë që ka përjetuar, ndër të gjitha, dëmtimin e rëndë të kryçialit kur ishte te Manchester United, i cili mund t’i kishte dhënë fund karrierës së tij. “M’u desh një vit për t’u ndjerë gjallë. Të jem i sinqertë, puna që kam bërë ka qenë e mërzitshme, ishte një punë mendore, me të cilën nuk isha mësuar”.

Një periudhë e vështirë, në të cilën edhe Ibra i guximshëm, kishte dyshime: “Mendoja shpesh se ishte koha për t’i dhënë fund karrierës time, – thotë ai. – Por për fat të mirë unë kisha njerëz përreth meje që më inkurajuan të vazhdoja dhe të mos bëhesha dembel. Duhet ta bësh, duhet ta bësh”,- më thanë vazhdimisht.

Historia e Ibrahimoviçit kishte një fund të lumtur. Por në të vërtetë ende nuk ka fund, ka ende vend për kthesa: “Unë i bëra ato dhe tani ndihem i gjallë”. Dhe mjerë kush përpiqet ta ndalojë atë…

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport “champions journal” manchester united milan zlatan ibrahimovic “champions journal” manchester united milan zlatan ibrahimovic

Sondazh

Poll