Sport

Po bën mirë me Italinë, Federata lëviz për të siguruar Mancinin: rinovim deri në vitin 2026 me rritje page

30 Mars 2021, 12:10 Nga DOSJA
Po bën mirë me Italinë, Federata lëviz për të

ITALI-Së pari e ardhmja e afërt, pastaj ajo afatgjatë. Ndeshja me Lituaninë së pari, pastaj diskutimet për zgjatjen e kontratës. Federata e Italisë po mendos të blindojë trajnerin Roberto Mancini.

Kontrata e teknikut përfundon vitin e ardhshëm dhe kreu i Federatës Gabriele Gravina ka gati kontratën deri në vitin 2026 me një rritje page për të shmangur tundimet e trajnerit. Paga, shpjegojnë mediet në Itali, do të shkojë nga dy milion euro në vit në tre milionë neto, plus bonuset.

Po të niste një përvojë të re në një klub, sigurisht që Mancini do të fitonte më shumë, por nga Federata synon ta lidhe me një kontratë afatgjatë bazuar në një projekt që ka në qendër pikërisht trajnerin.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport italia roberto mancini italia roberto mancini

Sondazh

Poll