Sport

E njeh rolin e kapitenit, Del Piero kritikon sjelljen e Ronaldos në ndeshjen ndaj Serbisë: Është e…

30 Mars 2021, 15:41 Nga DOSJA
E njeh rolin e kapitenit, Del Piero kritikon sjelljen e Ronaldos në

ITALI-Ish-futbollisti i Juventusit Alessandro Del Piero ka kritikuar sjelljen e Cristiano Ronaldos në ndeshjen Serbi-Portugali përfunduar me shifrat 2-2. Ylli” i luzitanëve, irrituar me gjyqtarët, që nuk i quajtën një gol të rregullt në minutat shtesë, pas vërshëllimës së trefishtë të kryesorit holandez, në momentin që po dilte nga fusha, hodhi në tokë shiritin e kapitenit.

Pikërisht ky veprim, sipas Del Pieros, që bën rolin e opinionistit në ESPN, është i papërshtatshëm.

 

“It’s too much for somebody that represents as a captain, and represents an iconic figure like him.”@delpieroale believes Ronaldo’s antics after the disallowed goal vs. Serbia was an overreaction. pic.twitter.com/mEphlaFsB6

— ESPN FC (@ESPNFC) March 29, 2021

“Ky është një reagim i tepërt për dikë që është kapiten i ekipit dhe përfaqëson një figurë ikonike si ai. Hedhja e shiritit ishte e tepërt. Gjithashtu e kuptoj momentin, rëndësinë e ndeshjes dhe ambicien personale që ai vendos në gjithçka që ai bën.”

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport del piero ronaldo del piero ronaldo

Sondazh

Poll