Sport

Lajm fals për Kamberin, sulmuesi ndodhet në San Marino, Rejës i largohet një mesfushor

30 Mars 2021, 15:31 Nga DOSJA
Lajm fals për Kamberin, sulmuesi ndodhet në San Marino, Rejës i

SHQIPËRI-Shumë diskutime të ngritura për lojën e Kombëtares kundër Andorrës dhe Anglisë, por kjo histori është lënë pas. Ajo që ka rëndësi është kryerja e detyrës për të marrë tre pikët e vlefshme dhe kthimi në atdhe me psikilogjinë e duhur.

Ditën e djeshme, Federata shqiptare njoftoi se Florian Kamberi është larguar nga grumbullimi dhe nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen me San Marinon. Ndërkohë, situata është ndryshe nga çfarë paraqitet. Sulmuesi është pjesë e përfaqësueses por ka kryer vetëm një seancë stërvitore.

Ndërkohë siç raportohet në median e shkruar, mesfushori Nedim Bajrami, i cili pak ditë më parë u pajis me pasaportën shqiptare, nuk e ka marrë të gjithë dokumentacionin e nevojshëm nga FIFA për të luajtur një ndeshje zyrtare. Lojtari është rikthyer në Itali për t’u grumbulluar me skuadrën e Empolit.

 E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport fshf kamberi fshf kamberi

Sondazh

Poll