Sport

VIDEO/ Zhytje nën ujë me rekord Guinness, kroati 54-vjeçar qëndron për 24 minuta e 33 sekonda

30 Mars 2021, 11:40 Nga DOSJA
VIDEO/ Zhytje nën ujë me rekord Guinness, kroati 54-vjeçar

KROACI-Budimir Buda Sobat është në librin Botëror Guinness. 54-vjeçari ka arritur të thyejë rekordin duke mbajtur frymën në ujë për 24 minuta e 33 sekonda. Testi është zhvilluar në qytetin e Sisak, ku Sobat ishte nën mbikëqyrje nga mjekët, reporterët dhe mbështetësit, ndërsa përfundoi me sukses provën e tij që e futi në rekordet Guinness duke u bërë njeriu i parë në botë që mban më shumë frymën në ujë.

Kroati ka vite që stërvit trupin për të pompuar gjak të oksigjenuar në trup dhe sidomos në tru, në mënyrë më të ngadaltë.Gjithashtu, për të vendosur këtë rekord, kroati thithi oksigjen të pastër disa minuta përpara tentativës së tij.

Kroati vendoste të bënte këtë veprim për të mbledhur fonde për vendin e tij që u shkatërrua nga tërmeti që ra në muajin dhjetor dhe për fëmijët e prekur. Në veçanti, ai shpreson të jetë në gjendje të rindërtojë Dhomën e Mrekullive të Shoqatës së Personave me Aftësi të Kufizuara të Qarkut Sisak-Moslavina.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport budimir buda sobat kroaci budimir buda sobat kroaci

Sondazh

Poll

Sport 29 Mars 2021, 16:13

Cungohet lista kuqezi përpara San Marinos

SAN MARINO – Përfaqësuesja kuqezi ka mbërritur pasditen e sotme në San Marino, ku do të zhvillojë ndeshjen e fundit të këtij grumbullimi për eliminatoret ...