Sport

VIDEO / Hysaj: “Ndeshja jonë do të jetë kjo me San Marinon, 3 pikëshi synimi ynë”

30 Mars 2021, 15:56 Nga DOSJA
VIDEO / Hysaj: “Ndeshja jonë do të jetë kjo me San Marinon,

SAN MARINO – Në prag të ndeshjes së nesërme ndaj San Marinos, për kualifikueset e botërorit “Katar 2022”, në konferencën për shtyp ka dale mbrojtësi Elseid Hysaj. Ai, i cili do të jetë edhe kapiteni i kuqezinjve në këtë takim, është përqëndruar më tepër në rëndësinë e ndeshjes së nesërme, ku fitorja është synimi i vetëm i Kombëtares sonë.

“Moralin nuk e humbëm me Anglinë, sepse e dinim forcën e Anglisë dhe nëse do të bënim fitore do të ishte një mrekulli. Ndeshja jonë do të jetë kjo me San Marinon. Besoj do të jetë një ndeshje si në Andorra, një ekip që mbyllet shumë mbrapa, por ne kemi folur me trajnerin dhe po kërkojnë të gjejmë alternativa që të krijojmë më shumë raste se me Andorrën.

Eshtë një modul, që trajneri do të përdorë për të qenë më tepër ofensiv se sa difensiv. Unë do të shfrytëzoj më tepër aftësitë e mia, megjithatë kudo që të më përdori trajneri, unë jam gati dhe të gjithë ne jemi gati. Eshtë bukur të jesh kapiten, megjithatë kur merr telefonatën e Kombëtares është shumë bukur, pavarësisht shiritit se kemi një grup shumë të mirë. Sigurisht kur mban shiritin ke më tepër përgjegjësi.

Por më rëndësishme është që të bëjmë maksimumin dhe të marrim rezultatet me skuadrat që janë në nivelin tonë ose poshtë nesh. Për ne, 3 pikëshi është shumë i rëndësishëm këtu, si me Andorrën, që të vazhdojmë të kemi shansin tonë. Në këtë ndeshje duhet të jemi shumë të përqendruar për t’ia dalë, sepse në këto ndeshje ndodh një moment i keq dhe gjërat nuk shkojnë mirë më pas, për këtë arsye nevojitet përqendrim maksimal”.

B.T (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport andorra elseid hysa kapiteni i kuqezinjve san marino andorra elseid hysa kapiteni i kuqezinjve san marino

Sondazh

Poll