Sport

Blasfemia i kushton shtrenjtë Buffonit, Komisioni i Apelit e lë portierin pa derbi dhe me një gjobë prej…

30 Mars 2021, 15:51 Nga DOSJA
Blasfemia i kushton shtrenjtë Buffonit, Komisioni i Apelit e lë

TORINO-Nuk ka derbi për Gigi Buffon. Portieri legjendar i Juventusit është skualifikuar me një ndeshje nga Komisioni i Apelit në Federatën Italiane të Futbollit, për tonet fyese dhe përbuzëse që ka përdorur në ndeshjen e 19 dhjetorit të kaluar ndaj Parmës ndaj shokut të skuadrës në atë periudhë Manolo Portanova i cili aktualisht është pjesë e Genoas.

Një lajm i keq ky për Buffon që e pëson për një ndeshje të zhvilluar para 3 muajsh e gjysmë, dhe tashmë nuk do të jetë i gatshëm në një ndeshje delikate siç është derbi ndaj Torinos në program për t’u luajtur këtë të shtunë.

KOMUNIKATA

“Gjykata Federale e Apelit kryesuar nga Mario Luigi Torsello mbështeti apelin e Prokurorit Federal, duke i shkaktuar një ndeshje skualifikim Gianluigi Buffon. Portieri i Juventusit, i sanksionuar nga Gjykata Federale Kombëtare me një gjobë prej 5,000 euro, është ndëshkuar pasi ka artikuluar një fjali që përmban një shprehje blasfemuese në rastin e ndeshjes kundër Parmës 19 dhjetorin e kaluar”.

E.Ç (Dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

sport sport buffon juventus buffon juventus

Sondazh

Poll