Politike

Sulmet e Ramës/ Basha: Nuk i përgjigjem sepse është e shkuara, s’humbas asnjë sekondë me të

30 Mars 2021, 15:01 Nga DOSJA
Sulmet e Ramës/ Basha: Nuk i përgjigjem sepse është e

PATOS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka thënë se gjatë fushtaës elektorale, nuk do i përgjigjet Kryeministrit Edi Rama, për sharjet apo sulmet që i bën ky i fundit. 

Basha, gjatë vizitës në Patos, ka thënë se s’ka kohë për të humbur asnjë sekondë me Ramën, duke shtuar se do të merret vetëm me qytetarët gjatë fushatës elektorale pasi sipas tij Kryeministri për të i përket së shkuarës. 

“Ka nisur një fushatë ku vetëm shan nga mëngjesi deri në darkë. Unë nuk do t’i përgjigjem dhe dua që askush prej jush mos të ketë asnjë dyshim pse nuk i përgjigjem. Jo se nuk di t’i përgjigjem, po sepse nuk dua të harxhoj më kohën tuaj. Nuk dua të harxhoj më kohën e këtij populli me një politikë boshe që ka 8 vite që vjedh, mashtron dhe kur vjen dita për t’u larguar përpiqet të largojë mendjet e njerëzve nga dështimet e tij duke sulmuar kundërshtarin politik. Unë nuk do t’i përgjigjem! Çdo sekondë timen deri më 25 prill, nuk kam më punë me të. Ai është e shkuara. Unë kam vetëm me ju. Kam punë me njerëzit e këtij vendi, me hallet tuaja, me dëshirat tuaja, me planet tuaja, me ëndrrat tuaja dhe të fëmijëve tuaj. Dalin e teprojnë për një njeri të përgjegjshme, për një politikan të përgjegjshëm dalin e teprojnë hallet e shqiptarëve për t’u marrë nga mëngjesi deri në darkë e s’kam nevojë të merrem më me të e s’dua të merrem me të. Dhe kjo është ftesa që kam nga gjithsecili prej jush. Ky është fundi i tranzicionit!“- tha Basha.

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 edi rama lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll