Politike

Rindërtimi në Kombinati/ Meta THIRRJE Bashkisë: Tërhiquni nga procedurat antikushtetuese! Po shkaktoni tension të panevojsh

30 Mars 2021, 14:21 Nga DOSJA
Rindërtimi në Kombinati/ Meta THIRRJE Bashkisë: Tërhiquni

TIRANË– Presidenti Ilir Meta ka kërkuar nga Bashkia e Tiranë dhe Qeveria që të ndalojnë ndërhyjen në zonën e Kombinatit në Tiranë. Me anë të një reagimi në rrjetin e tij social në Facebook, Meta shkruan se në Kombinat është nisur një proces shkatërrimi me pretekstin se do të rindërtohen të gjitha godinat e dëmtuara nga tërmeti. Kreu i shtetit ka ngritur shqetësimin e qytetarëve, që i kanë dërguar një peticion në Presidencë, se pjesë e projektit janë edhe godina të padëmtuara. Ndër të tjera Meta ka bërë edhe njëherë thirrje për transparencë nga Bashkia dhe qeveria, duke i kërkuar që të tërhiqen nga sjelljet anti-kushtetuese. 

“Me pretekstin e rindërtimit të pronave të dëmtuara nga tërmeti dhe me alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre. I bëj thirrje Qeverisë ende në detyrë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon,”-shkruan ndër të tjera Meta.

REAGIMI I PLOTË:

Në mënyrë antikushtetuese, të dhunshme dhe jo transparente, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë kanë nisur një proces shkatërrimi për pronat e qytetarëve në zonën e “Kombinatit” në Tiranë. Jam njohur me peticionin e dërguar nga një grup qytetarësh të kësaj zone dhe i kam kërkuar zyrtarisht, që prej muajit shkurt 2021, Qeverisë dhe Bashkisë Tiranë të vlerësojnë ankesat e parashtruara me objektivitet dhe paanshmëri. Deri tani asnjë angazhim serioz prej tyre, që të reflektojë zgjidhjen e çështjeve të ngritura me të drejtë nga këta qytetarë. Me pretekstin e rindërtimit të pronave të dëmtuara nga tërmeti dhe me alibinë e ndërtimit të një zone të re zhvillimi, Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë duket se me presion e dhunë po përfshijnë brenda planit për prishje edhe prona, që nuk janë prekur nga tërmeti, pa informuar pronarët se çfarë fati i pret pasuritë e tyre. Në këtë mënyrë Qeveria ende në detyrë dhe Bashkia Tiranë po ndërhyjnë me forcë mbi jetën dhe të ardhmen e qindra familjeve, duke krijuar një situatë të pasigurt ligjore dhe duke nxitur një tension social të panevojshëm në këtë zonë. I bëj thirrje Qeverisë ende në detyrë dhe Bashkisë Tiranë, të tërhiqen menjëherë nga çdo përpjekje e procedurë antikushtetuese, që synon zaptimin e pronave private të qytetarëve për ndërtimin e kullave shumëkatëshe edhe në këtë zonë të Tiranës, por të garantojnë një zgjidhje të drejtë e objektive siç Kushtetuta e parashikon. Neni 41 i Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë garanton pronën private të çdo qytetari. Ndaj nuk ka VKM apo Akt Normativ, që mund të cënojë këtë të drejtë të shenjtë apo më keq akoma, t’i largojë forcërisht qytetarët nga pronat e tyre, pa një proces të rregullt ligjor. Duke i falënderuar qytetarët e “Kombinatit” për shqetësimin, që më kanë përcjellë, i garantoj se do t’i mbroj me të gjitha mjetet demokratike dhe ligjore të drejtat e tyre kushtetuese.

Banorët e zonës së Kombinatin kanë përdorur shpesh herë mediat për të denoncuar se ‘kryqi’ për t’u shembur iu është vënë edhe disa godinave të padëmtuara nga tërmeti i 26 nëntorit. Sipas tyre, në Kombinat pritet që të shemben 23 pallate disa prejt tyre të vlerësuara nga ekspertët si të banueshme, e cila me qëllim për të shfrytëzuar hapësirën për ndërtime të reja.

(k.m./a.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike banoret e kombinatit ilir meta rindertimi ne kombinat banoret e kombinatit ilir meta rindertimi ne kombinat

Sondazh

Poll