Politike

Rama kritika pronarit të bujtinës në Mirditë: Mi hiq këto pikturat, vër kostumet popullore të zonës (E PLOTË)

30 Mars 2021, 13:59 Nga DOSJA
Rama kritika pronarit të bujtinës në Mirditë: Mi hiq

MIRDITË– Kryeministri Edi Ram, ditën e sotme ka qenë në Mirditë, ku dhe ka vizituar bujtinën e Kolës.

Pjesë nga biseda:

Rama: Merrni rrugën për Mirditë dhe nuk keni vetëm Kolën por keni disa si Kola, dhe ju ofrojnë gjithçka që e bëjnë të bukur traditën shqiptare e mbi të gjitha traditën mirditore. Jam shumë krenar që i kemi dhënë mbështetje që toka e të parëve të bëhet e ardhmja. Mjafton të rilindë shtëpia e të parëve të hapet dera të ofrohet buzëqeshja dhe mikpritja për çdo mik. E ardhmja është e sigurt. Shumë më tepër fitime këtu sesa me qenë në emigracion për një pagë.

Kola: Për të gjitha ato që the jam totalisht dakord. Por…

Edi Rama: Pse del me humbje ti?

Kola: Jo jo nuk dal…

Rama: Këto pikturat mund të ishin kudo, dakord, jo këtu.

Kola: Të thjeshta…

Rama: Ja këto mi hiq (tregon kornizat ne mur), vej zonën, keni kostumet popullore më të mrekullueshme të rajonit…

Kola: Këto janë me ballkon (dhomat), të tjerat jo…

Rama: Avash avash…

Kola: Janë 6 dhoma, po pesë se një e kam për personelin…

(a.k.dosja.al) 

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike edi rama edi rama

Sondazh

Poll