Politike

Kërkuan lekë për fushatë zgjedhore, KAS lë ‘thatë’ koalicionin ABEOK

30 Mars 2021, 13:08 Nga DOSJA
Kërkuan lekë për fushatë zgjedhore, KAS lë

TIRANË– Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve ka shqyrtuar sot ankimin e depozituar nga koalicioni lënë në fuqi vendimin e marrë më herët për Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), anëtarët e të cilit kërkuan para për fushtën zgjedhore të 25 prillit.

KAS u mblodh sot, pas ankimimit të depozituar nga deputetët Kujtim Gjuzi, Selami Jenisheri, Kostaq Papa dhe Zef Shtjefni, të cilët njësoj si partitë e tjera kërkuan fonde për fushatën zgjedhore të 25 prillit. Në fund të mbledhjes u vendos që të lihet në fuqi vendimi i mëparshëm për ndarjen e fondeve, pra duke mos caktuar asnjë fond për koalicionin ABEOK.

Te nderuar kolege. Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve shqyrtoi kërkesën ankimore nr. 07 të koalicionit Aleanca Bashkimi Popullor Emigracioni – Ora e Shpresës dhe Konservatorët (ABEOK), me objekt “Kundërshtimin e vendimit nr. 172, datë 23.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga buxheti i shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”. Në përfundim të shqyrtimit, KAS vendosi rrëzimin e kërkesës dhe  lënien në fuqi të vendimit nr. 172, datë 23.03.2021 të Komisionerit Shtetëror të Zgjedhjeve “Për përcaktimin e sasisë së fondit nga Buxheti i Shtetit që do t’u shpërndahet si paradhënie partive politike pjesëmarrëse në zgjedhjet për Kuvendin e Shqipërisë, të datës 25 prill 2021”,”- thuhet në vendim.

Më herët Kujtim Gjuzi, Selami Jenishehri, Kostaq Papa dhe Zef Shtjefni, pjesë e koalicionit “ABEOK”, që përfshin Partinë Kombëtare Konservatore Albania, të Kujtim Gjuzit, Partinë Ora e Shqipërisë të Zef Shtjefnit, Partinë Bashkimi Popullor i Pensionistëve të Shqipërisë të Selami Jenishehrit dhe Partinë e Emigracionit Shqiptar të Kostaq Papës ankimuan në Komisionin e Ankesave dhe të Sanksioneve vendimin e Komisionerit Ilirjan Celibashi për ndarjen e fondeve për partitë politike, vendim që i lë jashtë këtij fondi.

Më 23 mars, KQZ miratoi fondin paraprak që do të përdorin partitë politike për fushatën zgjedhore të 25 prillit dhe koalicioni ABEOK mbeti jashtë.

(f.m/dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike kas le pa fonde abeok kqz miraton fondin per partite politike kas le pa fonde abeok kqz miraton fondin per partite politike

Sondazh

Poll