Politike

‘’Më duket sikur më ka ardhur djali’’, Basha preket nga nëna në Patos: Do të bëj gjithçka që fëmijët mos largo

30 Mars 2021, 14:45 Nga DOSJA
‘’Më duket sikur më ka ardhur djali’’, Basha

PATOS– Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ditën e sotme ka qenë në Patos, ku dhe është takuar me nënat që kanë fëmijër në emigracion. Njëra prej tyre teksa i ka treguar mallin që kanë për fëmijët, i ëhstë drejtuar Bashës duke i thënë se i është dukur sikur i ka ardhur djali i saj.

Basha është prekur nga fjalët e nënës, duke i premtuar se do të bëjë gjithçka që djemtë, të mos shohin emigrimin si rrugë të vetme për mbijetesë.


PJESË NGA BISEDA: 

Lulzim BashaMë prek shumë me këtë që më the. Do bëj gjithçka që djemtë dhe bijat e nënave mos kenë largim nga Shqipëria rrugë të vetme për të mbijetuar. Nuk është vetëm plagë e madhe, emigracioni është plaga më e madhe. Dhimbja që ndjeni ju si nëna  nuk ka përshkrim. Emigracioni këto vitet e fundit është kthyer në katastrofë kombëtare. Emigracion ka dhe do ketë, madje ne kemi luftuar që njerëzit të lëvizin të lirë. Por atni Shqipëria po zbrazet, këtu nuk gjejnë kushtet për të ndërtuar jetën. Çfarë kërkon rinia? Arsimin, punësim, dhe mundësi të ndërtojnë familje. Fëmijët duan siguri, kujdes shëndetësor, arsimin, standarde minimale. Po kështu shëndeti i prindërve. Në këto kushte, një shoqëri bën hapa përpara. Në këto 8 vite Shqipëria ka mbetur në vend. Edhe në fushat që kemi qenë më parë, fqinjët na e kanë kaluar.

(A.k.dosja.al)

Rama është propozuar për president nga disa deputetë socialiste, mendoni se:

View Results

politike politike lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021 lulzim basha zgjedhjet 25 prill 2021

Sondazh

Poll